LAJMI I FUNDIT:

Disa vende mahnitëse dhe sekrete në zemër të Anglisë

Disa vende mahnitëse dhe sekrete në zemër të Anglisë

Vende sekrete mahnitëse janë zbuluar në zemër të Anglisë – ato janë ideale për njerëzit që kërkojnë të eksplorojnë botën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çifti i martuar, Nikki Squires dhe Richard Clifford dhe shoku i tyre, John Webster, kaluan pothuajse çdo fundjavë për dy vite para pandemisë, duke vizituar 1,600 pika pak të njohura në Anglinë qendrore dhe Midlands.

Lista e tyre që përfshin vendet idilike për t’u freskuar, pyjet e lashta dhe luginat e harlisura, janë botuar në Wild Guide Central England, i cili promovon një zonë të pazbuluar të turizmit.

Pikat kryesore përfshijnë Ujëvarën Greenfield në regjionin e North Peak, e cila ka një pishinë të pafundme, përveç kësaj edhe disa vende të mrekullueshme të ngjyrosur me gjelbërim./Telegrafi/

Libri paraqet 1,600 pika pak të njohura nëpër Anglinë qendrore dhe Midlands. Gara e Nook Fair, afër Huddersfield
Rrënojat e Kalasë së Hoptonit në Shropshire. Autorët Nikki Squires, Richard Clifford dhe John Webster kaluan çdo fundjavë për dy vjet duke vizituar pika pak të njohura në zemër të Anglisë.
Shpella misterioze e Kynaston midis Oswestry dhe Shrewsbury. Gjoni tha: ‘Me atë që po ndodh në vend, këto vende janë aq të largëta sa janë ideale për izolim!’
Faltorja e Shën Joseph në Luginën Goyt pranë Rrethit të Peak.
Fotografi në North Shropshire.
Varreza në Luginën Goyt.
Njëri nga autorët, Nikki, zhytet në lumin Youlgreave, i cili përshkon Parkun Kombëtar të Qarkut Peak.
Ujëvara e Tufës, njëherit, ishte vendi ku autorët Nikki dhe Richard u fejuan në maj të vitit të kaluar.
Downton Gorge, Herefordshire të Veriut.