Një ekip i njësisë speciale, oficerë patrullimi dhe anëtarë të tjerë të sigurisë kanë shkuar në korridor dhe dhomë për dhomë, duke nxjerrë punonjësit që ishin fshehur dhe ndihmuar viktimat e plagosura, pas të shtënave Collierville, Tennessee.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një reagim të autoriteteve, pas të shtënave nga të cilat është raportuar se të paktën një person u vra dhe 12 të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, shefi i policisë Shefi i policisë Dale Lane ka thënë të enjten pasdite disa punonjës u gjetën të fshehur në frigoriferë ose të mbyllur në zyra.

“Ata po bënin atë që ishin trajnuar për të bërë: Vraponi, fshihuni, luftoni”, ka thënë Lane.

Të paktën një i vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Collierville, Tennessee Të paktën një i vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Collierville, Tennessee

“Në këtë kohë, ne kemi akoma disa skena aktive që po punojmë. Automjeti i dyshuar i të armatosurit është në parking dhe ne jemi duke pritur për disa pajisje shtesë për të arritur këtu, për të qenë në gjendje të kontrollojmë me siguri edhe atë automjet”, ka thënë tutje ai.

Veç këtyre, sulmuesi gjithashtu u gjet i vdekur, ka thënë Lane.

Rreth orës 1:30 pasdite, Qendra e Komunikimeve Collierville mori një telefonatë për një sulmues aktiv në Kroger.

Makina e parë patrulluese e departamentit mbërriti katër minuta më vonë dhe njësitë e tjera filluan të vërshojnë zonën. Kur oficerët hynë në dyqan, ata gjetën njerëz që ishin qëlluar. /Telegrafi/