LAJMI I FUNDIT:

Të paktën një i vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Collierville, Tennessee

Të paktën një i vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Collierville, Tennessee

Të paktën një person u vra dhe 12 të tjerë u plagosën nga të shtënat në Kroger në Collierville, Tennessee, ka thënë shefi i policisë Dale Lane të enjten pasdite.

Sulmuesi gjithashtu u gjet i vdekur, tha Lane, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Të paktën një pacient u dërgua në Spitalin Memorial Baptist në Collierville, tha zëdhënësja Kimberly Alexander për CNN.

Megjithatë, ajo nuk ka dhënë asnjë informacion mbi gjendjen e pacientit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth orës 1:30 pasdite, Qendra e Komunikimeve Collierville mori një telefonatë për një sulmues aktiv në Kroger, u tha Lane gazetarëve jashtë dyqanit.

Makina e parë patrulluese e departamentit mbërriti katër minuta më vonë dhe njësitë e tjera filluan të vërshojnë zonën, sipas shefit.

Kur oficerët hynë në dyqan, ata gjetën njerëz që ishin qëlluar.

Një ekip SWAT, oficerë patrullimi dhe anëtarë të tjerë të stafit të komandës shkuan në korridor dhe dhomë në dhomë, duke nxjerrë punonjësit që ishin fshehur dhe ndihmuar viktimat e plagosura, tha Lane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori