LAJMI I FUNDIT:

Disa muaj negociata, asnjë rezultat nga bisedimet Shkup – Sofje

Disa muaj negociata, asnjë rezultat nga bisedimet Shkup – Sofje

Shkupi zyrtar thotë se nuk ndërpret negociatat me qeverinë teknikë në Sofje edhe pse në shtetin fqinj janë shpallur zgjedhje të tjera të parakohshme nga të cilat mund të dalë një qeveri politike. Megjithatë rezultatet nga këto negociata janë në “status quo”. Për muaj të tërë nuk ka asnjë lëvizje dhe asnjë arritje konkrete. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se edhe BE-ja dhe SHBA-ja mbeten aktivisht të përkushtuar në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Askush nuk mund të garantojë rezultat nga negociatat sepse për ne janë të rëndësishme pozitat tona ashtu si për Bullgarinë që janë të rëndësishme pozitat e saj. Punojmë me Bullgarinë në mënyrë bilaterale. Komunikimi është intensiv dhe i vazhdueshëm, në nivel të ekspertëve dhe të ministrive të jashtme dhe bëjmë përpjekje që gjatë kësaj periudhe që nuk ka Qeveri politike, të gjejmë mënyra për arritur zgjidhje të pranueshme për të dy palët”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.


Skena politike në Bullgari pëson ndryshime nga dita në ditë, në kohën kur vendi është para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 nëntorit, në të njëjtën ditë me zgjedhjet e rregullta presidenciale. Zgjedhjet janë të tretat me radhë brenda pak muajve dhe u ricaktuan pas tre përpjekjeve të dështuara për formimin e Qeverisë politike.

Sipas anketave më të fundit të Gallub për të cilën informojnë mediat bullgare, nëse zgjedhjet do të mbaheshin në fillim të shtatorit, GERB-UDF do të fitonte 22.5% të votave, BSP 16.1% dhe “Bullgaria Demokratike” 15.8%.

Megjithatë, rejtingu i ish ministrave të përkohshëm Kirill Petkov dhe Asen Vasilev është në rritje. Madje Petkov ka kaluar edhe ish kryeministrin Bojko Borisov. Rejtingu i Borisovit është më i ulëti në histori, 15.1% kurse ai i Petkov 33.8%. Me rejting më të lartë nga politikanët bullgarë është presidenti Rumen Radev me 65.5%.

Presidenti Radev një ditë më parë i dha përsëri pozitën e kryeministrit të përkohshëm gjeneralit të pensionuar Stefan Janev. Kabineti i përkohshëm i Janevit pësoi ndryshime nga përbërja paraprake vetëm në tre ministri.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori