Gjumi i dobët jo vetëm që shkakton përgjumje gjatë ditës, por mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore.
Mungesa e gjumit mund të ketë një ndikim negativ në disponim, nivelet e energjisë, stabilitetin emocional dhe shëndetin, ndërsa injorimi i problemit mund të çojë në shëndet më të dobët, shtim në peshë dhe mungesë përqendrimi.
Vështirësitë e gjumit mund të kenë një efekt të keq në pjesën tjetër të ditës dhe të prishin funksionimin tonë të përditshëm. Megjithatë, një problem i veçantë paraqitet kur bashkohen disa net pa gjumë.
Heqja e teknologjisë
Përditshmëria jonë është e paimagjinueshme pa celularë dhe tablete. Megjithatë, teknologjia ndikon keq në cilësinë e gjumit. Drita e kaltër e emetuar nga teknologjia prish ritmin cirkadian, domethënë çrregullon hormonet dhe gjumin. Prandaj, nëse doni cilësi, hiqni celularët dhe pajisjet e tjera nga dhoma e gjumit.
Temperatura e dhomës së gjumit
Temperatura e dhomës ku flini është shumë e rëndësishme për gjumë cilësor. Pavarësisht se në cilën stinë është, temperatura e lartë do t’jua prishë gjumin. Prandaj, ajroseni dhomën dhe fikeni ngrohjen të paktën një orë para se të flini. Temperatura e preferuar e dhomës së gjumit është 18 gradë celsius (nga 15.6 deri në 20°C).
Shmangni pijet alkoolike
Alkooli do t’ju bëjë të zgjoheni në mes të natës me etje. Përkundrazi, pini çaj kamomili ose livandoje, i cili do t’ju relaksojë.
Aktiviteti fizik
Mundohuni të bëni ushtrime jo më vonë se dy deri në tre orë para se të flini, për shkak të adrenalinës që do t’ju mbajë zgjuar për një kohë të gjatë. Nëse nuk jeni adhurues i ushtrimeve, një shëtitje në ajër të pastër do të jetë një opsion ideal. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur