LAJMI I FUNDIT:

Diplomoi dhe magjistroi në Romë, s’gjente punë në Shqipëri: Doja të merresha me kafshën politike, më detyruan të merrem me kafshën zoologjike (Video)

Diplomoi dhe magjistroi në Romë, s’gjente punë në Shqipëri:  Doja të merresha me kafshën politike, më detyruan të merrem me kafshën zoologjike (Video)

Në seancën përmbyllëse të Parlamentit rural, përfaqësues të ndryshëm të strukturave shtetërore, por edhe të organizatave lokale të shoqërisë civile, kanë paraqitur përmes fjalimeve në podium, problematikat me të cilat përballen zonat rurale shqiptare.

Një ndër fjalimet që ka ngjallur më shumë emocione në këtë seancë ishte ai i Rigerta Lokut, vajzës nga Mirdita që më herët ka tërhequr vëmendjen e medias për faktin se pasi është diplomuar në “La Sapienza” në Itali, në pamundësi punësimi në vend, ka gjetur si mundësi vetëpunësimi hapjen dhe manaxhimin e një ferme dhish në Mirditë.


Gjatë fjalimit të saj në podiumin e Parlamentit, ajo ka evidentuar jo vetëm sfidat me të cilat përballen fermerët shqiptarë por edhe nevojat që ka fshati.

“Në fillim, kur shkova në Itali, ideja ishte që të vija këtu e të merresha me kafshën politike, por fati dhe provinca më krijoi mundësitë që unë të merrem me kafshën zoologjike. Pas shtatë vitesh eksperiencë, sakrificash familjare e personale unë e im shoq nuk jemi penduar qoftë dhe një minutë të vetëm që jemi fshatarë, blegtorë dhe që kemi bërë këtë gjë të vogël në Mirditën e Madhe. Kam shumë emocione, ndjej mbi zemër dhe shpatulla peshën që kjo foltore të lëshon mbi shpinë, por unë do të iki prapë atje në provincën time, do të iki, dhe pesha e përgjegjësia do të bjerë mbi këta të nderuar deputetë. Fshati ka nevojë të rilindë, rimëkëmbet, rianimohet. Le ta quajmë si të doni, fshati ka nevojë për kapital njerëzor, t’i shembim rrugët e braktisjes dhe të ndërtojmë rrugët e rikthimit”, ka thënë ajo.

Për më shumë, shikojeni ndiqni fjalimin e saj. /mapo/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori