LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: PSP është pjesa që mungon në mozaikun për të mos pasur arsyetime për anulime tjera

Dimitrov: PSP është pjesa që mungon në mozaikun për të mos pasur arsyetime për anulime tjera

Ministri i Punëve të Jashtëm, Nikolla Dimitrov në emisionin ‘Top Tema’ në pyetjen nëse do të marrim datë në Tetor nuk u përgjigj konkretisht duke thënë se s’kemi të drejtë të lirohemi deri sa të marrim vendim.

Dimitrov shtoi se BE nuk është e përkryer dhe se edhe atje ka politikanë, por theksoi se megjithatë duhet të jetë e qartë se BE-ja nuk na ka refuzuar, por vetëm se ka anuluar marrjen e vendimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Anulimi nuk ka asnjë lidhje me ne, s’ka lidhje me atë se çfarë mund të bënim brenda, edhe pse gjithmonë mundet më shumë dhe më mirë”, tha Dimitrov duke shtuar se duhet të merret parasysh zgjerimi si politikë për vendet a vjetra anëtare për shkak të përvojës me vendet e reja anëtare.

Sipas tij vendi ka treguar vendosmëri në raport me zgjidhjen e çështjeve të rënda, siç është kontesti me Greqinë dhe se mungon një pjesë në mozaik dhe ajo është e ardhmja e PSP-së.

“Shqetësimi kryesor i vendeve skeptike është sundimi i së drejtës. Perspektiva e vendeve skeptike është që të ketë sistem gjyqësor me integritet, ku politikanët nuk do të mund të ndikojnë. Kur do të ketë rast të korrupsionit të ketë përgjegjësi, kur do të ketë keqpërdorim të pozitës në pushtet të ketë përgjegjësi”, deklaroi Dimitrov.

Dimitrov theksoi se është e nevojshme që me opozitën maqedonase të gjendet zgjidhje për Ligjin për prokurori publike, me çka zgjidhet edhe statusi i PSP-së, për të cilën nevojiten shumica prej dy të tretave. Ai thotë se nuk duhet të tejkalohet as linja e kuqe në këto bisedime.

“Anulimi i datës për Maqedoninë e Veriut është gabim që s’duhet të përsëritet”
Lexo po ashtu “Anulimi i datës për Maqedoninë e Veriut është gabim që s’duhet të përsëritet”

Sipas ministrit Dimitrov ndikimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është lidhur me perspektivën evropiane të vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori