LAJMI I FUNDIT:

“Anulimi i datës për Maqedoninë e Veriut është gabim që s’duhet të përsëritet”

“Anulimi i datës për Maqedoninë e Veriut është gabim që s’duhet të përsëritet”

Një ditë pas anulimit të vendimit për nisje të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, ekspertët për zgjerim në BE për AIM thonë se ky vendim është “gabim strategjik” dhe nuk duhet të përsëritet në tetor.

“Maqedonia është “viktimë” e politikës së brendshme të Bashkimit Evropian”, thotë Roza Balfur nga Fondi gjerman Marshlov dhe thotë se faji është pikërisht në BE në këtë rast, por nuk beson se BE do të rrezikonte në tetor ta humb gjithë kredibilitetin e vet, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nëse BE nuk hap bisedime me Maqedoninë, kjo do të ishte gabim i madh strategjik”, thotë Balfur duke i bërë thirrje opinionit në Maqedoni se duhet të jenë të kujdesshëm dhe me durim dhe se punët mund të ndryshojnë.

Mendim të ngjashëm ka edhe Toby Vogel, ish gazetar dhe vëzhgues i marrëdhënieve BE-Balkan.

Zaev dhe Rama: Forcat nacionaliste do të forcohen në Ballkan nëse në vjeshtë nuk ka datë për negociata
Lexo po ashtu Zaev dhe Rama: Forcat nacionaliste do të forcohen në Ballkan nëse në vjeshtë nuk ka datë për negociata

Sipas tij faji është te Bashkimi Evropian, posaçërisht te Franca, Gjermania dhe Holanda. “Pa marrë parasysh nëse diplomacia e Maqedonisë ka qenë efikase apo jo, BE u zotua se do të marrë vendim dhe nuk bëri një gjë të tillë, nuk rekomandoi atë që premtoi”, komenton Vogel.

Sipas Balfour ka disa pengesa dhe kjo nuk ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut por janë probleme rreth zgjerimit dhe disa vende janë të shqetësuara se zgjerimi do t’i përkeqësojë punët.

Balfour shton se ka shqetësime rreth asaj se procesi i bisedimeve në funksionin, se raportet e vendeve tjera si Serbia dhe Mali i Zi kanë treguar progres të vogël që automatikisht shqetëson ata që e ndjekin procesin dhe se ky proces nuk jep rezultate.

Ekspertët paralajmërojnë se anulimi i djeshëm i bisedimeve, posaçërisht për Maqedoninë pas kompromiseve me kontestin me Greqinë, sjellin rreziqe për vendin dhe për rajonin.

“Mendoj se ka rrezik të varroset procesi reformues, kryeministri sqaroi se Marrëveshja e Prespës ishte i nevojshëm jo vetëm për marrëdhënie të mira fqinjësore por edhe për hapjen e bisedimeve me BE-në dhe nëse këto nuk hapen, njerëzit kanë të drejtë të pyesin pse është ndërruar emri. Mendoj se BE bëri gabim të madh edhe vjet edhe sivjet dhe me anulim të ri do të dërgojë shenjë të keqe, jo vetëm për Maqedoninë por edhe për rajonin”, thotë Toby Vogel./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori