LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov nesër për vizitë zyrtare në Gjermani

Dimitrov nesër për vizitë zyrtare në Gjermani

Me ftesë të Ministrit shtetëror për Evropë të Republikës Federale të Gjermanisë, Michael Roth, zv. kryeministri për Çështje Evropiane , Nikolla Dimitrov, më 30 shtator dhe me 1 tetor do të qëndroj në vizitë pune në Berlin.

“Kjo është vizita e pare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas formimit të saj, njashtu edhe vizita e pare në kohën e presidencës gjermane me Këshillin e BE-së. Gjermania si kryesues aktuel me BE-në po udhëheq procesin e harmonizimit të Kornizës Negociuese, ky dokumenti kryesor sipas të cilit do të zhvillohen negociatat”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Gjatë vizitës, planifikohen takime edhe me: Jan Hecker, Këshilltari Kryesor i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Kancelares Merkel, Thomas Bagger, Këshilltar i Politikës së Jashtme të Presidentit Steinmeier, Zabine Ster, Komisioner për Politikat e BE në Ministrinë e Jashtme Gjermane dhe Suzanne Schutz, Drejtore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, për Evropën Juglindore, Turqin dhe vendet e EFTA, si dhe me bashkëbisedues të tjerë përkatës në kontekstin e mbështetjes gjermane për të ardhmen tonë evropiane.

Theksi kryesor gjatë bisedimeve do të jetë në realizimin e qëllimit të përbashkët tashmë të vendosur të Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë – mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me BE deri në fund të vitit.

Përveç shkëmbimit të pikëpamjeve mbi dinamikën e miratimit të kornizës, Zëvendës Kryeministri Dimitrov do të ngrejë çështje edhe për bashkëpunimin rajonal në kontekst të Procesit të Berlinit i iniciuar nga vet Gjermania, si dhe mundësitë për të rritur bashkëpunimin dypalësh të zhvillimit dhe marrëdhëniet tregtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori