LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Nëse ka një votë më tepër kundër në referendum, ne do ta pranojmë se ajo është rruga e duhur

Dimitrov: Nëse ka një votë më tepër kundër në referendum, ne do ta pranojmë se ajo është rruga e duhur

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për “Al Jazeera” tha se është i sigurt se referendumi do të kalojë me sukses dhe se qytetarët do ta zgjedhin marrëveshjen për emrin të nënshkruar me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse ka një votë kundër më tepër ne jemi plotësisht të gatshëm të zgjatim dorën dhe të themi se kjo është rruga e duhur. Para dilemave të mëdha historike qytetarët kanë ditur të zgjedhin rrugën e duhur. Para neve është zgjedhja në mes së kaluarës dhe së ardhmes, frikës dhe shpresës. E kaluara është shumë e rëndësishme për identitetin tonë, por ne nuk mund ta ndryshojmë, mundemi që para qytetarëve tanë të japim zgjidhje se çfarë vendi do të jetë Maqedonia. Nuk kemi më detyrim patriotik që tua japim këtë mundësi dhe tua mundësojnë që qytetarët të zgjedhin. Jam i sigurt se do të zgjedhin të ardhmen”, tha Dimitrov.


Në lidhje me qëndrimin e opozitës, ai tha se çështja është më e rëndësishme nga disa lojëra politike dhe karrieriste.

“Ky është proces i zhvillimit. Nuk duhet të frikësohemi nga vullneti i qytetarëve, vullneti është i qytetarëve. Kjo çështje është më e madhe se e tërë elita politike, nga të gjitha partitë. Nuk duhet të mendojmë për vete, në karrierën personale. Nuk jemi të përkryer, bëjmë edhe gabime. Ka shumë fusha tjera për beteja politike, por loja strategjike e popullit tonë nuk mund të jetë pjesë e grindjeve partiake”, thotë ministri.

Në pyetjen nga gazetari se Qeveria a ka plan B nëse nuk ka sukses referendumi, Dimitrov tha se ne jemi të fokusuar në planin A. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori