LAJMI I FUNDIT:

Dimitriev: Qytetarët në zgjedhje do ta tregojnë fuqishëm urtësinë dhe vendosmërinë e tyre

Dimitriev: Qytetarët në zgjedhje do ta tregojnë fuqishëm urtësinë dhe vendosmërinë e tyre

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Emil Dimitriev me rastin e Ditës së pavarësisë dërgoi urim deri te qytetarët, në të cilën potencon se 8 Shtatori është Ilindeni i tretë – festë kur e festojmë pavarësinë tonë dhe kur e festojmë fitoren tonë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Saktë para 25 viteve, fuqishimisht duke besuar në idenë shekullore për pavarësi dhe autonomi, të udhëhequr nga ideja e Ilindenit dhe KAÇKM-së dhe amaneti i paraardhësve tanë për punë, pavarësi dhe vendosmëri në promovimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, qytetarët e Maqedonisë e sollën vendimin për liri, pavarësi dhe Republikë sovrane të Maqedonisë sovrane. Vendim i cili do të thonte realizim i ëndrrës shekullore. Pikërisht për atë, 8 Shtatori është Ilindeni ynë i tretë – festë kur e festojmë pavarësinë tonë. Festë kur japim respekt dhe falënderim deri te të gjithë paraardhësit tanë, të cilët me guximin e tyre, sakrificën dhe përkushtimin e trasojnë rrugën e pavarësisë dhe autonomisë së Republikës së Maqedonisë, por edhe festë e cila na nxit të mendojmë për të ardhmen e shtetit tonë dhe për veprim i cili gjithmonë është udhëhequr nga mendimi dhe qëllimi i mirë”, thotë në urim Dimitriev.


Duke jetuar në periudhën kur Republika e Maqedonisë përballet para një sfide të re për zgjidhje përfundimtare të krizës politike, e cila kohë të gjatë është e pranishme në shtetin tonë, fuqishëm besoj, thotë kryeministri Dimitriev, se qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët nga 8 Shtatori i vitit 1991 janë të pavarur, në zgjedhjet e ardhshme edhe njëherë ta tregojnë në vepër urtësinë dhe vendosmërinë e tyre, dhe se si shumë herë deri tani, Republika e Maqedonisë edhe nga kjo krizë do të dalë më e fuqishme dhe do të vazhdojë të ecë nëpërmjet rrugës së trasuar për zhvillim dhe prosperitet. Përmes rrugës e cila do të thotë reforma dhe projekte për jetë më të mirë, luftë për rritje ekonomike dhe zhvillim, betejë për vende të reja të punës dhe përkushtim për integrim të tërësishëm të shtetit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ky është qëllimi ynë, ky është interesi i çdo qytetari në shtetin tonë dhe ky është obligim i gjeneratës sonë për brezat tonë të ardhshëm”, potencon në urim kryeministri Dimitriev. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori