LAJMI I FUNDIT:

Dikur punoi për 16 dollarë në muaj, tani pasuria e saj vlerësohet disa miliarda dollarë – gruaja që nuk trashëgoi asgjë, por të gjitha i krijoi vetë (Foto)

Dikur punoi për 16 dollarë në muaj, tani pasuria e saj vlerësohet disa miliarda dollarë – gruaja që nuk trashëgoi asgjë, por të gjitha i krijoi vetë (Foto)

Dikur ka punuar në një fabrikë si një teknike që ka fituar vetëm 16 dollarë në muaj. Tani ajo vlen disa miliarda dollarë amerikanë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Wu Yajun, miliarderja kineze, e cila është tani një nga gratë më të pasura në botë – që e kanë arritur këtë pasuri vetë.


Ajo, siç thuhet tutje, kaloi vite duke punuar në një fabrikë dhe si gazetare, përpara se të krijonte Longfor Properties, një kompani për patundshmëri që raportohet se i solli asaj vetëm në vitin 2017, 10.7 miliardë dollarë të hyra.

Megjithatë, Wu dha dorëheqjen si kryetare e Longfor në nëntor dhe i transferoi aksionet e saj për vajzën e saj, njoftoi revista Forbes.

Djaloshi që rrezikoi që kur ishte 17 vjeç: Kishte vjedhur 34 mijë euro nga mamaja për të nisur biznesin e tij - tani pasuria e tij llogaritet 170 milionë euro (Foto)
Lexo po ashtu Djaloshi që rrezikoi që kur ishte 17 vjeç: Kishte vjedhur 34 mijë euro nga mamaja për të nisur biznesin e tij - tani pasuria e tij llogaritet 170 milionë euro (Foto)

Më poshtë ua sjellim një historik rreth asaj se si Wu arriti për të krijuar një “perandori të patundshmërie” e cila tanimë vlerësohet rreth 8.3 miliardë dollarë.

Wu dhe burri i saj i mëparshëm, Cai Kui, bashkë-themeluan Longfor Properties, një kompani për zhvillimin e pronës që tani quhet Longfor Group Holdings.

Ajo ishte CEO e kompanisë për gjashtë vjet dhe kryetare e bordit nga viti 2007 deri në vitin 2018. Longfor është i bazuar në Hong Kong, por vepron në 47 qytete.

Kur Wu dha dorëheqje si kryetare e kompanisë nëntorin e kaluar, ajo i kaloi aksionet e saj, 44 për qind, vajzës së saj, Cai Xinyi, “me qëllim të pasurisë familjare dhe planifikimit të vazhdimësisë”, tha kompania.

Cai besohet të jetë në 20-at.

Megjithatë, supozohet se Wu është gruaja më e pasur në botë, e cila e ka krijuar pasurinë vetë.

Siç bëhet e ditur, Diane Hendricks, është gruaja më e pasur që e ka krijuar pasurinë vetë në Shtetet e Bashkuara, e cila ka pasuri në vlerë rreth 5.5 miliardë dollarë.

Hendricks është kryetarja, pronare e vetme, si dhe bashkë-themeluese e ABC Supply, distributori më i madh me shumicë i materialeve për mbulimin e shtëpive në SHBA.

Ora 10 dollarëshe që mban në dorë, përkujdesja për pemën e preferuar, veturat luksoze,...: Ja si i shpenzon paratë Bill Gates
Lexo po ashtu Ora 10 dollarëshe që mban në dorë, përkujdesja për pemën e preferuar, veturat luksoze,...: Ja si i shpenzon paratë Bill Gates

Ndërsa, gruaja më e pasur në botë është Francoise Bettencourt Meyers, trashëgimtare e L’Oreal, e cila ka vlerë rreth 50.9 miliardë dollarë.

Bettencourt Meyers është vajza e trashëgimtarit të kozmetikës L’Oréal, Liliane Bettencourt.

Megjithatë, për dallim nga këto, përveçse e ka krijuar pasurinë vetë, Wu erdhi nga fillimet shumë më të vështira.

Ajo ka lindur në vitin 1964 në Chongqing, Kinë, që sot është një qytet prej 30 milionë banorësh.

Kur ajo ishte 16 vjeçe filloi të studionte në Universitetin Politeknik Northwestern në Xian dhe u largua me një diplomë bachelor në inxhinieri.

Pas diplomimit, ajo u caktua të punonte në një fabrikë shtetërore në Chongqing, ku punonte për rreth katër vjet duke fituar rreth 16 dollarë në muaj.

Në vitin 1988, kur ishte 24 vjeç, Wu filloi një periudhë pesëvjeçare si një gazetare që mbulonte patundshmëritë në China Shirong News Agency, gjatë një periudhe shumë të përfitimit për gazetat kineze.

Në vitin 1993, pasi përjetoi një sërë problemesh duke u përpjekur të blinte banesën e saj të parë, Wu vendosi të themelonte atë që më vonë do të bëhej Longfor Properties, bashkë me burrin e saj.

Në 1997, Longfor shiti projektin e saj të parë rezidencial në Chongqing, për 157 dollarë për metër katror, që ishte më shumë se dyfishi i të ardhurave mesatare të familjes kineze në atë kohë.

Biznesi familjar u kthye në një rivalitet të egër që vazhdoi edhe pas vdekjes së tyre: Historia e dy vëllezërve gjermanë, të cilët krijuan dy gjigantët Adidas dhe Puma (Foto)
Lexo po ashtu Biznesi familjar u kthye në një rivalitet të egër që vazhdoi edhe pas vdekjes së tyre: Historia e dy vëllezërve gjermanë, të cilët krijuan dy gjigantët Adidas dhe Puma (Foto)

Longfor ishte një nga zhvilluesit më të hershëm të qendrave tregtare në Kinë. Kompania vlerësoi se 300 milionë njerëz kishin vizituar qendrat e saj në vitin 2017.

Në vitin 2012, Wu ishte gruaja më e pasur në Kinë deri në divorcin e saj atë vit. Ajo humbi gati tre miliardë dollarë pasuri të saj pasi kishte transferuar rreth 40 për qind të aksioneve të saj në Cai. Megjithatë, pasuria e Wu vazhdoi të rritet.

Në vitin 2017, ajo u rendit e shtata në listën botërore të miliarderëve vetë-krijues, me një vlerë neto prej 4.6 miliardë dollarësh.

Ndërsa sot, Wu renditet mbi gjashtë gratë e tjera në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg.

Gjithsesi, pavarësisht pasurisë së saj të madhe, miliarderja është e njohur si një “grua e matur”.

Kur u pyet përse ajo shmang publicitetin, Wu tha: “Epo, nuk kam asgjë për të folur. Unë jam vetëm një person që përqendrohem në biznesin tim”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori