LAJMI I FUNDIT:

Dikur kishte miliona dhe luante kundër Diego Maradonas – sot ka përfunduar në rrugë dhe lufton me jetën shkaku i bixhozit dhe alkoolit

Dikur kishte miliona dhe luante kundër Diego Maradonas – sot ka përfunduar në rrugë dhe lufton me jetën shkaku i bixhozit dhe alkoolit

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Kombëtares së Anglisë, Kenny Sansom, është duke përjetuar ferr në jetën e tij, pasi ka humbur gjithçka që kishte shkaku i varësisë në bixhoz dhe alkool.

Sansom ka qenë në spital javët e fundit, ku ai ishte nën kujdes të vazhdueshëm, sepse në një moment ai ishte në rrezik për vdekje, pasi u rrah brutalisht në rrugë.


Legjenda e Arsenalit, me 314 paraqitje në Ligën Premier, nuk i priti mirë famën dhe miliona e asaj kohe.

Ai luajti edhe për Newcastle United, QPR, Everton, por kishte disa pika të dobëta në karrierën e tij, dhe dy prej tyre i kushtuan shumë.

“Ai e donte shishen më shumë sesa topin”, thonë disa nga shokët e tij.

Ai dyshohet se ishte i varur edhe në lojërat e fatit, dhe për shkak të kësaj ai mbeti pa prona të vlefshme, dhe përfundimisht pa shtëpi.

“Policia ka arrestuar një 60-vjeçar të dyshuar për sulmin, por ai u la i lirë për shkak të mungesës së provave”, shkruajnë mediat angleze në lidhje me sulmin që iu bë.

Sansom përfundoi sërish në rrugë

Sansom luajti për kombëtaren e Anglisë 86 herë, derisa ishte pjesë edhe e Kupës së Botës në vitet 1982 dhe 1986.

Një vit më parë në një intervistë për “The Sun”, ai pranoi se jeta e tij u copëtua plotësisht për shkak të veseve.

“Unë jam i pastrehë. Pse? Sepse nuk kam para. Dhe jo vetëm kaq: Unë jam i gjithmonë i dehur dhe luaj bixhoz, dhe shëndeti im është i dëmtuar. Unë jetoj në rrugë dhe fle në stole. Unë jam thjesht një humbës”.

Tutje ai e ka pranuar që klubi ku ka bërë karrierë, Arsenali, ka provuar ta ndihmojë.

“Arsenali po përpiqet të më ndihmojnë mua por unë jam armiku i vetës sime”, kishte thënë Sansom.

Gjatë karrierës së tij Sansom ka luajtur kundër shumë emrave të mëdhenj, përfshirë edhe Armando Diego Maradonan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori