LAJMI I FUNDIT:

DIKUR ISHA

DIKUR ISHA
American singer, songwriter and guitarist Tim Buckley (1947 - 1975) performs on a television broadcast from The Bitter End nightclub in Greenwich Village, New York City, 14th November 1967. (Photo by Don Paulsen/Michael Ochs Archives/Getty Images)

Poezi nga: Tim Buckley
Përktheu: Fadil Bajraj

Dikur isha ushtar
Dhe luftoja në rëra të huaja për ty
Dikur isha gjuetar
Dhe sillja mish të freskët për ty
Dikur isha dashnor
Dhe të kërkoja pas syve tu
E së shpejti do të jetë një tjetër
Që do të të thotë se unë isha sall rrenë


Dhe ngandonjëherë pyes veten
Sall për një grimë here
A thua do të më kujtosh

Dhe sado që i ke harruar
Gjitha ëndrrat tona të hamamta
E gjej veten duke kërkuar
Nëpër hirin e gërmadhave
Për ditët kur buzëqeshnim
Dhe orët që i tretëm çmendurisht
Me magjinë e syve tanë
Dhe me heshtjen e fjalëve tona

Dhe ngandonjëherë pyes veten
Sall për një grimë here
A thua do të më kujtosh