LAJMI I FUNDIT:

Dikur bënte karrierë me klube si Real Madrid, PSG e Chelsea, sot Nicolas Anelka është prezantuar te klubi turk i kategorisë së dytë

Dikur bënte karrierë me klube si Real Madrid, PSG e Chelsea, sot Nicolas Anelka është prezantuar te klubi turk i kategorisë së dytë

Nicolas Anelka, ish-yll i futbollit francez që ka luajtur në shumë klubet të njohura evropiane, është bërë drejtor ekzekutiv i ekipit turk të kategorisë së dytë Umraniyespor.

Klubi njoftoi zyrtarisht ardhjen e 44-vjeçarit Anelka, i cili në karrierën e tij kaloi një kohë të shkurtër në futbollin turk. Gjatë viteve 2005 dhe 2006 ka veshur fanellën e Fenerbahçes.


Ai në karrierën e tij luajti 69 ndeshje për kombëtaren franceze dhe shënoi 14 gola. Ai e filloi karrierën e tij në Paris Saint Germain, dhe më vonë luajti për Arsenalin, Real Madridin, PSG-në përsëri, pastaj Liverpool, Manchester City dhe Fenerbahce që u përmend më lartë. Ai la gjurmën më të thella në kohën nga 2008 deri në 2012, kur veshi fanellën e Chelseat.

Në pjesën e fundit të karrierës së tij, ai ndryshoi shpesh klube dhe luajti për Shanghai Shenhua, Juventus, Ëest Bromëich dhe në fund për Mumbai City, ku ishte edhe trajner.

Për një kohë të gjatë Anelka njihej si lojtari për të cilin klubet në mënyrë kumulative paguan kompensimin më të lartë në historinë e futbollit (gjithsej 127 milionë euro), por për shkak të rritjes së përgjithshme të çmimeve, shumë lojtarë e kaluan atë.

Pas pensionimit si lojtar, Anelka iu bashkua stafit teknik të klubit holandez Roda në vitin 2017, duke pretenduar se donte të ndihmonte mikun e tij dhe aksionerin e klubit Aleksey Korotaev.

Nga nëntori i vitit 2018, ai punoi në Lille si trajner i sulmuesve të rinj dhe në shkurt 2021 u bë drejtor sportiv i Hyeres FC, divizioni i katërt francez. Ai u largua tre muaj më vonë, pa u luajtur asnjë ndeshje skuadra për shkak të pandemisë.

Klubi i tij i ri Umraniyespor aktualisht renditet i 12-ti në divizionin e dytë të Turqisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori