LAJMI I FUNDIT:

Dijon zyrtarizon Bersant Celinën

Dijon zyrtarizon Bersant Celinën

Dijon ka njoftuar se ka nënshkruar për katër vite me Bersant Celinën, i cili në dy sezonet e fundit veshi fanellën e Swansea Cityt.

“I lindur në Prizren, Kosovë, Bersant Celina jetoi për një kohë të gjatë në Norvegji, vendin ku filloi të luante futboll. I dalluar nga Manchester City ndërsa luante në Strømsgodset IF, ai u bashkua me akademinë e Citizens”.


“Ai do të marrë pjesë në Youth League dhe do të hedhë hapat e tij të parë në botën profesionale. Në të njëjtën kohë, ai luajti për të rinjve e Norvegjisë, por më në fund zgjodhi të mbrojë ngjyrat e Kosovës (18 ndeshje në A, 2 gola).

Ai ishte i huazuar dy herë radhazi te FC Twente (Holandë) dhe Ipsëich Toën (38 ndeshje, 8 gola) nga Manchester City, para se të blihej nga Swansea City, një klub që luan në Championship.

Me Swansan, ai kishte dy sezone të plota (79 ndeshje, 10 gola, 11 asistime) dhe tani është gati për elitën e futbollit francez.

Trajneri Peguy Luyindula është i sigurt për aftësinë e shqiptarit për Ligue 1 dhe pret shumë nga ai.

Edhe vet Celina ka shkruar për aventurën e re, duke thënë se është i gatshëm për Dijonin.

Celina i shtohet Arbër Zenelit dhe Valon Berishën që luajnë në Ligue 1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori