Nëse jeni në kërkim ndonjë mënyre që të dobësoheni pa shkuar në palestër, kemi zgjidhjen për ju

Me motin e bukur mundemi më shumë të stërvitim në ambient të jashtëm dhe të shmangim palestrat monotone dhe ngufatëse, transmeton Telegrafi.

Aktivitetin të cilin jua preferojmë është vozitja e rolerave, e cila do t’ju ndihmojë të digjni kalori dhe të tendosni trupin.

Shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në Harvard kanë matur se sa kalori mund t’i djegim gjatë vozitjes 30-minutëshe.

Mesatarisht për gjysmë orë digjen rreth 260 kalori. Shtoni intensitetin e djegies së kalorive me vozitje me intervale dhe shpejtësi të ndryshme.

Pos që digjni kalori, njëkohësisht tendosni trupin tuaj. Vozitja e rolerave rrit rrahjet e zemrës në 140-160 në minutë.

Kjo ndihmon qarkullim të shpejtë të gjakut, forcon organet vitale dhe funksionin e muskujve. /Telegrafi/