LAJMI I FUNDIT:

​Digjet një shtëpi e vjetër rreth 200 vjeçare, ishte në mbrojtje të shtetit të Kosovës

Foto ilustruese
Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar policinë se shtëpia e vëllait të tij e vjetër rreth 200 vjeçare që ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës është djegur.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë në Gjilan, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.


“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se shtëpia e vëllait të tij e vjetër rreth 200 vjeçare që ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës është djegur. Sipas ankuesit dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, njofton Policia.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/