LAJMI I FUNDIT:

Digjet një kuti e votimit me rreth njëqind fletëvotime në Kaliforni

Digjet një kuti e votimit me rreth njëqind fletëvotime në Kaliforni

Zyrtarët e zjarrfikësve në Los Angelos po hetojnë rrethanat se si një zjarr ka kapluar një kutie metalike për hedhjen e votave në zonën e Baldwin Park.

Zjarri u zbulua të dielën në mbrëmje, thanë zyrtarët, raporton BBC. Zjarrfikësit vendosën një gete në kutinë për të shuar zjarrin dhe përdorën një sharrë elektrike me zinxhir brenda dhe hoqën fletët e votimit të djegura. Rreth 60 deri në 100 fletëvotime të dëmtuara tani janë në duart e policisë, transmeton Telegrafi.


Incidenti vjen në mes të polemikave rreth kutive të votimit në Kaliforni, të cilat tashmë kanë shkaktuar akuza mes demokratëve dhe republikanëve.

Zyrtarët e lartë ligjorë të Kalifornisë i kanë quajtur kutitë e paligjshme, por deri më tani republikanët thonë se nuk kanë plane për t’i hequr ato.

Ndryshe, sot është edhe dita e fundit që kalifornianët të regjistrohen për të votuar. /Telegrafi/