Digjet një automjet në Kumanovë, disa persona përfundojnë në spital

Disa persona u shtruan në spital, si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një automjet të parkuar në Kumanovë. Incidenti ndodhi vonë natën në rrugën "Tode Mendol", ku një Smart Brabus me targa zvicerane u përfshi nga flakët.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, personat që ishin pranë vendit të ngjarjes thithën tym dhe për këtë arsye u transferuan në Qendrën e Emergjencës në Kumanovë, ku iu ofrua ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndërhyri Departamenti Territorial i Zjarrfikësve të Kumanovës, i cili arriti të lokalizojë dhe shuajë zjarrin.
Pas incidentit, një ekip nga Departamenti Shtetëror i Zjarrfikësve të Kumanovës kreu një inspektim, dhe autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































