LAJMI I FUNDIT:

Digjen dy makina në qytetin e Gostivarit

Digjen dy makina në qytetin e Gostivarit
Foto arkiv

Dy automjete, të parkuara në një rrugë të Gostivarit janë djegur, ndërsa me intervenimin e zjarrfikësve është penguar dëmi më i madh.

Sipas SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 22:35 minuta, është paraqitur djegie e dy automjeteve, të cilat ishin parkuar në rrugën “Pitarnica” në Gostivar.


“Nga arsyet deri më tani të pakonfirmuara, në pjesën e përparme të motorit është djegur automjeti “Citroen” me targa të Gostivarit, nën pronësi të Z.R. (70) nga Gostivari, pas çka zjarri është zgjeruar dhe e ka përfshirë pjesën e pasme të automjetit në afërsi “Opel Frontera”, nën pronësi të B.D. (42)”, tha Marjan Josifovski zëdhënës i SPB Tetovë.

Me intervenim të zjarrfikësve nga Gostivari, zjarri është lokalizuar, ndërsa ekipi i stacionit policor në Gostivar ka kryer inspektim të plotë.

Punohet në konfirmimin e arsyeve për shpërthimin e zjarrit dhe të dëmit të përgjithshëm material./Telegrafi/