LAJMI I FUNDIT:

Dieta ‘16:8’ – gjithçka që duhet të dini për këtë dietë interesante

Dieta ‘16:8’ – gjithçka që duhet të dini për këtë dietë interesante

Dieta 16:8 është bërë një nga dietat më të njohura që i kemi parë për vite të tëra – dhe kjo për arsye të mira.

E kemi pasur dietën 5:2; ku hanit normalisht për 5 ditë dhe 2 ditët tjera i hanit vetëm 500 kalori. Dhe pavarësisht se kjo dietë ka qenë efektive sipas atyre që e kanë provuar, tani ka dalë një dietë e re e cila është edhe më e thjeshtë – dieta 16:8, transmeton Telegrafi.


Kjo është një përmirësim i dietës 5:2, ku nëse jeni ndjerë të uritur më herët, tani me dietën 16:8 ju do ta keni më të lehtë.

Si funksionon dieta 16:8?

Kjo dietë funksionon në bazë të orëve të ditës. Çdo ditë mund të hani brenda një kornize kohore 8 orëshe dhe të agjëroni për 16 orët tjera. Pjesa më e mirë e kësaj diete? Nuk keni nevojë ta kufizoni veten me konsumimin e vetëm 500 kalorive – mjafton të hani shëndetshëm brenda kësaj kornize kohore 8-orëshe dhe do të shihni si do të humbni peshë.

Ekspertët thonë se ky orar i kufizuar u jep trupave tonë mundësinë t’i procesojnë vlerat ushqyese që gjendet në ushqime dhe t’i djegim kaloritë.

Edhe yjet e njohur janë duke e aplikuar këtë dietë, ku Hugh Jackman ka raportuar se e ka përdorur dietën 16:8 për t’u përgatitur për filmat Wolverine.

Nga e ka origjinën dieta 16:8?

Dieta ka origjinë nga libri ‘8 Hour Diet’ me autor David Zinczenkon dhe Peter Moore, të cilët sugjerojnë se një periudhë më e gjatë e agjërimit mes ngrënies i jep trupit kohën e nevojshme për ta procesuar ushqimin dhe për t’i djegur rezervat e tepërta të dhjamit.

Gjatë cilës kohë të ditës mund të ha me dietën 16:8?

Mund ta zgjedhni vetën kohë sipas orarit që ju përshtatet – mund të jetë nga ora 10:00 deri në orën 18:00, apo nga ora 11:00 deri në orën 19:00. Ndërsa jashtë kësaj kornize 8-orëshe që lejohet ushqimi, keni të drejt të konsumoni çaj dhe kafe.

Çfarë ushqimesh guxoj të ha në dietën 16:8?

Dieta nuk sugjeron të hani të gjitha ushqimet që mundeni brenda 8 orëve. Por duhet të siguroheni se jeni duke ngrënë ushqime të balancuara dhe të shëndetshme. Ekspertët kryesisht këshillojnë të hani mish, vezë, produkte të bulmetit, perime, arra, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori