LAJMI I FUNDIT:

Diamanti i zi që besohet të ketë ardhur nga hapësira shitet për 4.3 milionë dollarë

Diamanti i zi që besohet të ketë ardhur nga hapësira shitet për 4.3 milionë dollarë

Një diamant i zi miliard-vjeçar, që besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur për 4.3 milionë dollarë (3.16 milionë funte).

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, i quajtur Enigma, guri i çmuar prej 555.55 karatësh, që peshon pothuajse sa një banane, pritej të merrte më shumë se 4.4 milionë funte në aksionin online.


Drejtuesi i ankandit “Sotheby” tha se “blerësit ka zgjedhur të përdorë kriptovalutën për këtë blerje”.

Ekzistojnë teori konkurruese rreth origjinës së gurit, përfshirë atë që erdhi në Tokë nga një asteroid.

Sotheby nuk e identifikoi blerësin, por pas ankandit, sipërmarrësi i kriptovalutave, Richard Heart, doli në mediet sociale dhe pretendoi se ishte blerësi i Enigmës. /Telegrafi/