Diamant që verbon – Dua Lipa mahnitëse në Brit Awards (Foto)

Dua Lipa ka shkëlqyer në paraqitjen e saj në tapetin e kuq të Brit Aëards.
Bukuroshja arriti në ngjarjen më të madhe muzikore në Britani që po zhvillohet në O2 Arena të Londrës.

Ajo la të shtangur paparacët dhe prezantuesit e këtij evenimenti, pasi dukja e saj tejet elegante sa edhe seksi krahas qëndrimit të saj dhe flokut të kuruar e bënë atë që të jetë një diamant verbues, shkruan Telegrafi.

Fansat nuk rreshtnin së brohorituri për të, tëksa në rrjetet sociale vlerësimet për të janë stratosferike.
“Ajo është e lindur për tapetin e kuq”, ka shkruar një nga ndjekësit e ceremonisë së Brit Awards.

Dua Lipa ka zhvilluar edhe intervistën e parë, teksa ishte befasia e ëmbël e kësaj mbrëmje. /Telegrafi/


























































