LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë –Serbi, Spahiu: Në Shtëpinë e Bardhë është një mik i madh i Kosovës

Dialogu Kosovë –Serbi, Spahiu: Në Shtëpinë e Bardhë është një mik i madh i Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Turqi, Avni Spahiu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend si dhe në rajon.

Spahiu në një intervistë për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se është e pajustifikueshme që Kosova ka mungesë të ambasadorëve në vendet e ndryshme të botës.


Ish ambasadori Spahiu për këtë fajësoi edhe ministrat e mëhershëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që kanë lejuar të degradojë përfaqësimi i Kosovës në botë.

“Në fillim kemi pasur një diplomaci shumë efektive dhe është pritur që konsolidimi i mëtejmë i diplomacisë së jashtme të shkojë duke u forcuar dhe jo të ndodhë e kundërta. Dhe kjo në një farë mënyre është e pajustifikueshme dhe nuk e kam fjalën vetëm për këtë qeveri, por edhe për disa ministra të mëparshëm të cilët lejuan që të degradojë përfaqësimi i Kosovës në botë. Është e pajustifikueshme që të mos kemi një ambasador në Washington”, ka thënë ai.

Gjatë intervistës, Spahiu ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se sjellja e diplomatëve amerikanë në rajon është shpresëdhënëse.

“Fuqizimi i diplomacisë amerikane në rajon ka të bëjë në rend të parë me dialogun Kosovë –Serbi. Sjellja e diplomatëve në rajon është shumë domethënëse. E kthen pozicionin që ka pasur SHBA në rajon para administratës së Trump. Kjo është shumë shpresëdhënëse për paqen në rajon, pra është lajm i mirë. Prania amerikane në procesin e dialogut do të jetë shumë e afërt”, potencoi ai.

Ish ambasadori Avni Spahiu gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi.com (Foto: Ridvan Slivova)

Tutje, ai shtoi se, “ne duhet të shfrytëzojmë këtë, pasi në Shtëpinë e Bardhë është një mik i madh i Kosovës”.

Ndër të tjera, Spahiu ka folur edhe për situatën e krijuar në Bosnjë e Hercegovinë, duke thënë se tashmë janë shenjat që SHBA po rikthehet në rajon.

“Deri më tani Rusia e ka pasur një fushë të hapur dhe ndikimi i saj është përhapur pa ndonjë sfidë nga të tjerët dhe tash janë shenjat që SHBA po rikthehet në rajon. Agresioni diplomatik i Serbisë ndaj fqinjëve është evident, natyrisht me mbështetjen e Rusisë, dhe ky takim i Eskobar me Dodik është inkurajues që nuk do të lejojnë një përshkallëzim që do të sillte Bosnjën në një konflikt të ri, i cili mund të shkaktoi në mënyrë zinxhirore edhe kriza tjera”, tha mes tjerash Spahiu.

Ish-ambasadori Spahiu numëron tri arsyet pse Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë në SHBA
Lexo po ashtu Ish-ambasadori Spahiu numëron tri arsyet pse Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë në SHBA

Gjatë intervistës ai ka folur edhe për tema tjera të rëndësishme, ku ka komentuar edhe mos ftesën e SHBA-së për Kosovën për Samitin e Demokracisë.

Spahiu ka thënë se mos ftesa nga SHBA-të ka qenë një befasi jo e këndshme, duke shtuar se është për keqardhje se pse vendi ynë nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori