LAJMI I FUNDIT:

Dialog ndërkombëtar filozofik “Lindje-Perëndim” me temë “Drejtësia midis politikës dhe etikës”

Dialog ndërkombëtar filozofik “Lindje-Perëndim” me temë “Drejtësia midis politikës dhe etikës”

Drejtësia duhet që të bazohet mbi prioritetin e lirive të pacënuara natyrore të njeriut dhe të drejtat që kanë rëndësi universale dhe që njëkohësisht është edhe vlera më e lartë morale e lidhur me dinjitetin e njeriut si qëllim kryesor i moralit dhe etikës në tërësi. Me konceptin e ri universal të lirive të njeriut dhe të drejtave pas Luftës së Dytë Botërore nga Deklarata Universale e të drejtave të njerit deri në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut është vendosur një lidhje afatgjatë e pandërprerë midis drejtësisë dhe moralit.

Këtë sot e theksoi akademiku Vlldo Kambovski nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, i cili merr pjesë në Dialogun e dytë ndërkombëtrar filizofik “Lindje-Perëndim” me temë ” Drejtësia midis politikës dhe etikës”, që mbahet në ASHAM.


Theksoi se tema e “Drejtësia midis politikës dhe etikës” është shumë e rëndësishme sepse, siç tha, e drejta është e lidhur tepër ngushtë me të gjitha fushat e tjera që hyjnë në sistemin normativ të çdo shoqërie.

Relacionet drejtësi dhe politikë janë ndonjëherë në dy anë të kundërta. Politika përkufizihet si aktivitet i lirë në fushën e mundësive të pakufizuara. Drjetësia respekton disa parime civilizuese dhe vlera të cilat i konsiderojnë si afatgjata dhe ndonjëherë vjen në mospajtime midis njërës dhe tjetërs”, tha Kambovski.

Ai shtoi se çdo aktivitet sot, edhe politika, duhet që të hyjë në zonën e parimeve të shtetit juridik demokratik dhe sundimit të drejtësisë dhe nga ana tjetër moralit dhe themelueshmërisë të drejtësisë mbi bazën e vlerave morale.

Në simpoziumin i cili mbahet në organizim të Shoqërive filozofike të Maqedonisë, Universitetit Ndërkombëtar Sllav “Gavrilo Romanoviç Derzhavin” dhe Qendra e Kërkimeve Strategjike pranë ASHAM-it, merrnin pjesë ekspozues nga Polonia, Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia.

Simpoziumi, siç njoftoi Shoqëria filozofike e Maqedonisë, nesër do të mbahet në Manastir në Universitetin Ndërkombëtar Sllav “Gavrilo Romnaoviç Derzhavin”, ndërsa pasnesër në Shtëpinë e Uranisë në Ohër. /Telegrafi/