LAJMI I FUNDIT:

Di Maria: Mbappe do ta fitojë Topin e Artë, PSG klubi i fundit në Evropë  

Di Maria: Mbappe do ta fitojë Topin e Artë, PSG klubi i fundit në Evropë  

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria ka mbështetur shokun e skuadrës Kylian Mbappe që një ditë të fitojë Topin e Artë.

Fituesi i Kupës së Botës pritet të jetë në mesin e të nominuarve për çmimin e madh individual kur ata të zbulohen nga revista France Football më 9 tetor, edhe pse 19-vjeçari nuk shihet si një nga kryesorët.


Megjithatë, Di Maria nuk beson se do të shkojë shumë kohë përpara se sulmuesi i talentuar francez ta arrijë një sukses të tillë.

FIFA zbulon formacionin më të mirë të vitit
Lexo po ashtu FIFA zbulon formacionin më të mirë të vitit

“Nëse ai vazhdon në këtë nivel, ai mund ta fitojë atë në çdo vit”, ka thënë fillimisht Di Maria për programin Telefoot të TF1.

Di Maria dhe Mbappe gjatë ndeshjes Argjentinë-Francë (Foto: Shaun Botterill/Getty Images)

“Ne shohim në secilën nga ndeshjet e tij potencialin që ai ka – ai e shfrytëzon atë çdo herë, edhe pese është vetëm 19 vjeç”.

Di Maria tregoi gjithashtu se po kalon mirë te skuadra franceze, teksa shtoi se PSG do të jetë klubi i tij i fundit në Evropë.

Kylian Mbappe, më i mirë se Messi dhe Cristiano Ronaldo në moshën 19 vjeçare
Lexo po ashtu Kylian Mbappe, më i mirë se Messi dhe Cristiano Ronaldo në moshën 19 vjeçare

“Unë jam shumë i lumtur këtu, kështu që mund të pres vetëm për të parë se çfarë do të ndodhë”.

“Klubi e di atë që dua,  do të shohim. Do të doja të vazhdoja këtu, por gjithmonë kam thënë se do të doja të përfundoja karrierën time në Argjentinë. Shpresoj që klubi im i fundit në Evropë të jetë Parisi”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori