LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: 20 vite pas luftës, Kosova do të mund të bëhet një shtet start-up i Evropës

Hoxha: 20 vite pas luftës, Kosova do të mund të bëhet një shtet start-up i Evropës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka shkruar një editorial, për gazetën prestigjioze Huffingtonpost, botimin frëngjisht, me titull: 20 vite pas luftës, Kosova do të mund të bëhet një shtet start-up i Evropës.

Ministrja Hoxha ka vlerësuar të arriturat, duke potencuar vlerat demokratike të Republikës së Kosovës, potencialin e të rinjve, të drejtat e grave si dhe vlerat e Kushtetutës. Në editorial, po ashtu, hapësirë të konsiderueshme Ministrja Hoxha i kushton përpjekjes së Kosovës për procesin integrues dhe arritjen e vlerave euro-integruese.

Editoriali i Ministres Dhurata Hoxha për Huffingtonpost:

20 vite pas luftës, Kosova do të mund të bëhet një shtet start-up i Evropës

Evropa është një ideal i paqes dhe i stabilitetit për ne, një ëndërr e cila na ka inspiruar në fillimet tona dhe rreth së cilës ne dëshirojmë ta konstruktojmë të ardhmen tonë.

20 vite pas çlirimit, Kosova ekziston sot si shtet, si popull, si shtet i së drejtës. 20 vite pasi e njohu luftën, na u desh të rindërtojmë. I kemi vendosur themelet e një shteti solid demokratik, të pajisur me institucione premtuese, me vullnetin e afirmuar për tu kthyer kah Evropa.

Sot, Kosova është shteti demokratik më i ri në Evropë, i ka afër 2 milionë banorë, nga të cilët më shumë se 60% i kanë më pak se 40 vjet.Ne e kemi rritjen më të fortë ekonomike në rajon në 5 vitet e fundit, ne investojmë masivisht në shërbime, inovacioni është element elementi reprezentativ, e disa tashmë shohin tek Kosova “shtetin start-up” të radhës.

Ne e kemi adoptuar një kushtetutë moderne, e cila i respekton të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, të minoriteteve. Karakteri multi-etnik i shoqërisë sonë është një markë e fortë e cila mbizotëron. E njëjta vlen për vendin e grave.

Gratë kosovare emancipohen dita ditës. Diskriminimi i tyre në punë dhe në shkollim është zvogëluar dukshëm vit pas viti, përpjekjet janë të dukshme.

Një e treta e deputeteve tanë janë gra. Një prej ministrive më të rëndësishme, ajo e integrimit evropian, udhëhiqet nga një grua, nga unë. Kosova është ndër shtetet e rralla në botë që e ka pasur në krye një grua në pozitën e presidentes së republikës.

Dispozitat legjislative të marra në favor të një shoqërie të drejtë dhe të barabartë, e të cilat në mënyrë progresive integrohen në jetën e përditshme të kosovarëve, kanë kontribuar për këtë, por jo vetëm ato. Ne përkrahim po ashtu krijimin e iniciativave mbështetëse e shoqërore që luftojnë për barazi gjinore dhe mos-diskriminim. Gratë në Kosova nuk hezitojnë më ta bëjnë të ditur zërin e tyre, të zbresin në rrugë për të protestuar, të emancipohen nga familjet e tyre. Ato kanë përherë e më shumë pozita përgjegjësie, përfshirë drejtim ndërmarrjesh, përkushtim për funksione politike, dhe ato që janë bërë të njohura (Dua Lipa, Rita Ora) nuk hezitojnë ta bëjnë betejë ditore luftën kundër padrejtësive ndaj grave e të cilat padrejtësi ende vazhdojnë në disa pjesë të shoqërisë. E vërtetë që nuk jemi ende në fund. Ende mbetet një rrugë për ta ecur, por dinamika është aty, vullneti na udhëheq, dhe jemi në rrugën e duhur. Nuk kalon asnjë ditë pa pasur ndryshime në vendin tonë, pa pasur transformime ose progres dhe kjo më bën krenare.

Këto ndryshime barten po ashtu nga rinia kosovare! Një rini me ambicie të forta, që shikon kah e ardhmja, ku e tëra duhet bërë, duhet ndërtuar, dhe një rini që beson në Evropë. Evropa është ideal i paqes dhe i stabilitetit për ne, një ëndërr e cila na ka inspiruar në fillimet tona dhe rreth së cilës ne dëshirojmë ta konstruktojmë të ardhmen tonë. Vlerat evropiane të paqes, të lirisë, të respektit, janë tonat, ato që i mbrojmë me fuqi që nga krijimi i shtetit tonë dhe janë ato që do t’ia transmetojmë gjeneratave të ardhshme. Për t’ia dalë, na duhet ndihmë.

Sepse sfidat të cilat duhet t’i tejkalojmë janë të shumta: arritja e një paqe të qëndrueshme me Serbinë, njohja nga të gjitha shtetet, dhe lejimi i të gjithë qytetarëve tanë që të udhëtojnë lirshëm në BE. Kosova e ka në zemër që të jetë kontribuuese e paqes.

Për këtë, Franca e luan një rol esencial të një shtylle: e kemi pasur konferencën e Rambujesë, pastaj çlirimin e Kosovës nga forcat e NATO-s, përkrahjen për krijimin e shtetit kosovar dhe përkrahjen e dhënë për negociatat me Serbinë. Udhëheqësit francezë e kanë kuptuar nevojën e krijimit të një dialogu me Bashkimin Evropian për t’i evituar alternativat e rrezikshme. Sepse alternativat ekzistojnë, fatkeqësisht.

Në kohën kur përgjegjësit politikë evropianë konfrontohen me shenja përherë e më të shumta të shkëputjes nga projekti evropian (Brexit, rritja e populizmit, ndër të tjera), shtetet e Ballkanit, dhe Kosova në radhë të parë, besojnë në projektin evropian, kanë besim në një të ardhme me bashkëpunim të ngushtë me Evropën.

Evropa është shembulli më i mirë i projektit të paqes që ekziston diku në botë; është përgjegjësi e jona, e neve udhëheqësve, të rimobilizohemi rreth projektit evropian, t’i kontribuojmë atij dhe ta bëjmë të përhershëm. Rinia evropiane dhe shtetet e reja bëjnë pjesë në këtë stafetë. Mendoj posaçërisht në Erasmus, që është ilustrimi më i bukur i mobilizimit të të rinjve përreth projektit evropian. Duhet t’i rifuqizojmë këto lidhje, këtë hapje ndaj shteteve të tjera evropiane dhe të marrim nga ky pellg që t’i japim frymë, për ta bartur mesazhin dhe të bashkohemi përreth një Evrope që do të bëhet.

20 vite pas luftës, gratë kosovare ngriten përbri kësaj rinie ambicioze dhe me vullnet për t’i shërbyer vendit të tyre. Ato nuk hezitojnë që të bëhen model për fëmijët e tyre. Ato i kanë marrë leksionet nga lufta dhe janë të gatshme të luftojnë për një të ardhme më të mirë, më të drejtë, më të lirë, më premtuese, në të cilën fëmijët e tyre mund të lulëzojnë në qetësi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori