LAJMI I FUNDIT:

Dhunohet një e mitur në Çagllavicë, arrestohet i dyshuari

Dhunohet një e mitur në Çagllavicë, arrestohet i dyshuari
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast dhunimi të një të miture në Çagllavicë.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 20:30.


“Dhunim, Çagllavicë 20.02.2023 – 20:30. Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një i dyshuar  mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/