LAJMI I FUNDIT:

Dhunohen varret e Haklajve në Tropojë, avokati i familjes: As kafsha nuk e bën një gjë të tillë

Dhunohen varret e Haklajve në Tropojë, avokati i familjes: As kafsha nuk e bën një gjë të tillë

Avokati i Aishe Haklaj, Idajet Beqiri, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me thirrjen e Aishes në Prokurorinë e Posaçme.

Avokati zbuloi se Haklaj do të merret në pyetje, për padinë që ka bërë në Prokurorinë e Posaçme SPAK për Sali Berishën, ku e akuzon për vrasjen e vëllezërve të saj.


Gjithashtu avokati u ndal dhe te një ngjarje e ndodhur dy ditë më parë, ku varret e vëllezërve Haklaj në Tropojë u dëmtuan sërish. Ai nënvizoi se as kafshët nuk e bëjnë një gjë të tillë sa të dëmtojnë varret e të vdekurve.

Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, flet Aishe Haklaj
Lexo po ashtu Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, flet Aishe Haklaj

“Problemi është që varret e tyre gjithmonë janë dhunuar, për një kohë të gjatë dhe dhunimet kanë qenë të rënda shumë. Ndaj dhe familjarët nuk i prekën, i lanë të dëmtuar, pasi vetë plaku i Haklajve ua preu familjarëve që të mos i rregullojnë deri sa t’u dalë dufi këtyre njerëzve që s’kanë as moral, as tradita dhe as zakone, që e çojnë në ekstrem hakmarrjen e tyre primitive. Nuk mund të shkosh t’i prekësh varrin, edhe kafsha nuk e bën një gjë të tillë. Por me të tillë kategorie njerëzish kemi të bëjmë. Pasi kaloi një kohë e gjatë vetë Aishja i tha të atit se “do t’i rregulloj pasi jam e bindur që i ka rëndë dalldia kiminelëve që nuk njohin as moral, as zakone, as fe”. I rregulloi prapë por ata i dëmtuan sërish”, tha Beqiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori