LAJMI I FUNDIT:

Dhunimi në Pejë – viktima dhe i dyshuari janë të mitur

Dhunimi në Pejë – viktima dhe i dyshuari janë të mitur

Policia e Kosovës njoftoi të enjten për një dhunim që ka ndodhur në Pejë.

Siç u bë e ditur në njoftim, rasti ka ndodhur në vitin 2022, por nuk janë dhënë detaje të tjera.


E nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë bërë të ditur për Telegrafin se i dyshuari është i mitur dhe se i njëjti është ndaluar për 24 orë.

Arrestohen dy persona në Pejë e Podujevë – dyshohet se dhunuan dy vajza
Lexo po ashtu Arrestohen dy persona në Pejë e Podujevë – dyshohet se dhunuan dy vajza

“I dyshuari i mitur është ndaluar për 24 orë. Janë duke u zhvilluar hetime intensive”, ka thënë shkurt zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi, duke shtuar se nuk mund të japë detaje të tjera për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi

Ndërsa, Telegrafi mëson se edhe viktima është e mitur.

Ndryshe, të enjten policia ka njoftuar edhe për një rast tjetër të dhunimit që ka ndodhur në Podujevë. Telegrafi ka dërguar pyetje në adresë të Prokurorisë Themelore të Prishtinë për të marrë detaje lidhur me rastin, por nuk ka pranuar ende përgjigje.

“DHUNIM – Podujevë 23.01.2023 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, u tha në raportin e policisë.

Tutje, u bë e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore. /Telegrafi/