LAJMI I FUNDIT:

Dhunë në vazhdimësi ndaj bashkëshortes, viktima shkon në stacionin policor në Suharekë ta raportojë rastin

Dhunë në vazhdimësi ndaj bashkëshortes, viktima shkon në stacionin policor në Suharekë ta raportojë rastin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes, L.K, e moshës 37 vjeçare.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 18:30.


“Më datën 21.02.2023, në ora 18:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Pjetërshticë të Shtimes ishte një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin J.G (M/K) i moshës 35 vjeçar, i cili në vazhdimësi kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij L.K ( F/K) e moshës 37 vjeçare, e cila dje pasi ishte sulmuar nga burri i saj kishte arritur të dalë nga shtëpia dhe të raportoj rastin, fillimisht në stacionin e policisë në Suharekë”, thuhet në njoftim.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime.

Në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori