Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Deçan, Gjakovë.


Më poshtë mund ta lexoni raportin policor:

Prishtinë 17.04.2026-20:30 Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka lidhje dashurie. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Deçan 17.04.2026-18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Gjakovë 17.04.2026-19:45. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Gjakovë 16.04.2026-22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në mënyrë të vazhdueshme ka shqetësuar ish të dashurën e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/