LAJMI I FUNDIT:

DHP: Deri më 15 mars mund t’i paraqitni të hyrat shtesë vjetore në Maqedoni

DHP: Deri më 15 mars mund t’i paraqitni të hyrat shtesë vjetore në Maqedoni

Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP) njofton qytetarët se afati i paraqitjes së të hyrave vjetore shtesë është deri më 15 mars. Këtu përfshihen qytetarët që në vitin 2016, përveç rrogës, ose pensionit ose të ardhurave nga veprimtaria e pavarur bujqësore, kanë realituar të hyra shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraqitja vjetore tatimore është falas dhe formulari mund të merret në faqen e internetit të DHP-së. Informacione plotësuese për këtë çështje mund të merren në numrin e telefonit 0800 33 000./Telegrafi/