LAJMI I FUNDIT:

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ndalon përdorimin e TikTok në pajisjet zyrtare

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ndalon përdorimin e TikTok në pajisjet zyrtare

Sipas krahut administrativ të Dhomës së Përfaqësuesve, përdorimi i platfomës së njohur kineze të videove “TikTok”, është ndaluar në të gjitha pajisjet që menaxhohen nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Vendimi është në përputhje me ligjin që ndalon përdorimin e aplikacionit në të gjitha pajisjet e qeverisë amerikane. Ligji së shpejti pritet të hyjë në fuqi.


Ky aplikacion konsiderohet “me rrezikshmëri të lartë për shkak të një sërë çështjesh së sigurisë”, tha zyrtari kryesor administrativ i Dhomës së Përfaqësuesve, në një mesazh dërguar të martën të gjithë ligjvënësve dhe personelit dhe se platforma duhet të fshihet nga të gjitha pajisjet që menaxhohen nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Rregulli i ri pason një numër masash nga qeveritë e shteteve amerikane për të ndaluar TikTok-un në pajisjet qeveritare, një platformë që është në pronësi të kompanisë “ByteDance Ltd” me bazë në Pekin.

Nga java e kaluar 19 shtete kanë bllokuar të paktën pjesërisht aplikacionin nga pajisje që menaxhohen nga shteti për shkak të shqetësimeve se qeveria kineze mund ta shfrytëzojë atë për të përgjuar amerikanët dhe për të censuruar përmbajtjen.

Një pako shpenzimesh prej 1.66 trilionë dollarë, e miratuar javën e kaluar për financimin e qeverisë amerikane deri më 30 shtator të vitit 2023, përfshin një dispozitë për ndalimin e përdorimit të aplikacionit në pajisjet që menaxhohen nga qeveria dhe do të hyjë në fuqi në momentin që presidenti Joe Biden nënshkruan ligjin.

Mesazhi drejtuar personelit thoshte se kushdo që e ka të instaluar aplikacionin e TikTokut në pajsije do të kontaktohet për heqjen e tij dhe se shkarkimi i aplikacionit në të ardhmen do të jetë i ndaluar.

Zyrtarët e platformës TikTok nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për koment lidhur me këtë çështje.

Ligjvënësit amerikanë propozuan zbatimin e një ndalese mbarëkombëtare të aplikacionit.

Ndalimi i TikTok-ut nga telefonat e qeverisë, kërcënon të hyrat e kompanisë nga marketingu, thonë ekspertët. /VOA/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Kalo në kategori