LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë zbulimet e jashtëzakonshme arkeologjike të vitit 2023

Dhjetë zbulimet e jashtëzakonshme arkeologjike të vitit 2023

Për sa kohë që njerëzit kanë “prerë” monedha dhe kanë krijuar bizhuteri të bukura dhe koleksione mahnitëse, të tjerë kanë qenë në kërkim të këtyre gjetjeve të çmuara.

Në vijim do të njiheni me 10 zbulimet e jashtëzakonshme arkeologjike të vitit 2023.


Koleksioni i monedhave në Japoni

Gjatë ndërtimit të një fabrike në veri të Tokios, punëtorët zbuluan një sasi prej 100 mijë monedhash të varrosura.

Koleksioni i monedhave është ndarë në 1060 pako dhe daton midis viteve 175 dhe 1265 para Krishtit. Thuhet se prejardhja e tyre është nga Kina, pasi disa prej tyre përmbanin mbishkrime kineze, përcjell Telegrafi.

Deri më tani, studiuesit kanë ekzaminuar rreth 334 monedha.

Tempulli nënujor plot me thesare të fundosura në Egjipt

Gjatë eksplorimit të një kanali pranë bregut të Mesdheut në Egjipt, arkeologët kanë zbuluar një tempull pjesërisht të shembur dhe me plot thesare.

Thuhet se tempulli ishte ndërtuar për “perëndinë e lashtë egjiptiane Amun”, dhe zbulon “thesare dhe sekrete” ku përfshihen instrumente prej argjendi, bizhuteri ari, dhe enë të ndryshme.

Filxhani ylber i prerë nga Keltët në Gjermani

Një filxhan 2000 vjeçar i prodhuar nga Keltët, është gjetur pranë një lumi në Gjermani.

Filxhani përmban një element të rrallë dizajni ku përfshihen një yll me katër cepa të rrethuar me harqe.

Monedhat e kohës së Luftës Civile të varrosura në një fushë misri në Kentaki

Një burrë që punonte fushën e tij me misër në Kentucky, zbuloi 700 monedha të kohës së Luftës Civile.

Thesari i quajtur “The Great Kentucky Hoard”, përmbante qindra monedha ari të prera midis viteve 1840 dhe 1863, si dhe një grusht monedhash argjendi.

Sipas studiuesve, ky koleksion është varrosur në verën e vitit 1863.

Unaza e mrekullueshme prej ari në një varr të epokës së bronzit në Uells

Një “unazë vezulluese prej ari”, u gjet në një varr të epokës së bronzit në Uells.

Ndërsa arkeologët po gërmonin varrin, ata zbuluan edhe një krehër druri, i cili besohet të jetë më i vjetri i këtij lloji i gjetur ndonjëherë në Britaninë e Madhe.

Të dy objektet janë varrosur së bashku me mbetjet e djegura 3,000 vjeçare të një personi që thuhet të kishte status të lartë shoqëror.

Shpata të epokës së bronzit dhe mijëra monedha mesjetare në Gjermani

Një grup vullnetarësh në tre vende gjermane, kanë zbuluar rreth 8000 monedha mesjetare dhe shtatë shpata që thuhet të jenë nga epoka e bronzit.

Arkeologët mendojnë se arma 3000 vjeçare mund të jetë shenjë e një beteje.

Monedhat janë ndarë në dy vende, dhe thuhet të ishin pjesë e grumbullit më të madh të parave sllave që nga shekulli i 11-të.

Punëtoria prej qelqi nga epoka e hekurit plot me monedha kelte, në Republikën Çeke

Në Republikën Çeke, arkeologët kanë zbuluar punëtorinë më të vjetër prej qelqi në veri të Alpeve, e cila besohet se ishte përdorur për rituale.

Punëtoria 2300 vjeçare përmbante një sërë objektesh qelqi ku përfshiheshin rruaza, byzylykë, si dhe 2,000 monedha ari dhe argjendi të prera nga Keltët.

Gjithashtu, ata gjetën edhe një strukturë katrore të ngjashme me strukturat e tjera të lashta evropiane që përdoreshin për rituale.

Gjerdani i arit në Spanjë

Një rrëshqitje dheu në Spanjën veriore, ka ekspozuar dy gjerdanë ari, të cilët thuhet të jenë varrosur rreth 2,500 vjet më parë.

Gjerdani i parë është zbuluar nga një punonjës i shërbimeve komunale, ndërsa i dyti nga një detektor metali.

Duke u bazuar në stilin dhe teknikën e përdorur në bizhuteri, arkeologët arritën në përfundimin se ata i përkisnin vitit 500 p.e.s të epokës së hekurit.

Monedhat e zbuluara në një faltore budiste në Pakistan

Arkeologët në Pakistan kanë gjetur një koleksion me monedha bronzi 2000 vjet të vjetra, mes rrënojave të një faltoreje budiste që njihet si stupa.

Monedhat dhe faltorja lidhen me Perandorinë Kushan, shtet ky kryesisht budist, i cili sundoi rajonin rreth shekullit të dytë para Krishtit.

Korrozioni bëri që monedha të shkrihej dhe të peshonte rreth 5.5 kilogramë.

Monedha bakri në një enë balte në Poloni

Një detektor metali gjeti një grumbull prej 1,000 monedhash bakri në fushën e një fermeri në Poloni.

Gërmimet e mëtejshme zbuluan një enë të mbushur me monedha të prera në Varshavë gjatë shekullit të XVII-të.

Sipas ekspertëve, monedhat edhe kur ishin në qarkullim nuk ishin shumë të vlefshme.

I gjithë grumbulli i monedhave të gjetura thuhet të mjaftojë për të blerë vetëm dy palë këpucë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori