LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë vetura të përdorura që janë shumë të besueshme në vozitje

Dhjetë vetura të përdorura që janë shumë të besueshme në vozitje

Kur blejmë një veturë të përdorur, ka shumë faktorë që duhet të kemi parasysh – sa pronarë ka pasur vetura, në çfarë gjendje është motori, nëse ka diçka që nuk funksionon tashmë, kur është bërë kontrolli teknik etj… megjithatë, edhe pas gjithë kontrolleve dhe shikimit, një veturë e përdorur mund t’ju zhgënjejë vetëm pak ditë pas blerjes.

Për këtë arsye u krye ky hulumtim, i cili konsistonte në një analizë të rreth 20 mijë policave të lëshuara për makinat evropiane dhe indeksit të besueshmërisë së çdo automjeti.


Veturat që kanë qenë pjesë e këtij studimi janë vlerësuar në bazë të shkallës së aksidenteve në komunikacion, gjegjësisht numrit të kërkesave për dëmshpërblim që janë paraqitur për një veturë të caktuar gjatë një viti, kërkesës më të madhe për dëmshpërblim dhe arsyes më të zakonshme të paraqitjes së saj.

Edhe pse dihet që nuk mund të presësh që një veturë e përdorur të jetë si e re, disa standarde duhet të respektohen.

Këtu janë dhjetë veturat:

1. Mercedes Benz E Class (2006-09)

2. Skoda Fabia (2007-)

3. Smart Fortwo (2007-)

4. Volvo c70 (2006-)

5. Renault Scenic (2000-2009)

6. Peugeot 207 (2006-2012)

7. Volvo s80 (2006-)

8. Citroen C3 Pluriel (2003-2010)

9. Mini Cooper One (2007-)

10. Seat Ibiza (2006-2009) /Telegrafi/