LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë të tilla “eks” vetëm në mëngjes, deputeti kosovar tregon se është “rekordmen” në pirjen e kafesë (Video)

Dhjetë të tilla “eks” vetëm në mëngjes, deputeti kosovar tregon se është “rekordmen” në pirjen e kafesë (Video)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, jo rrallëherë gjendet në fokus të mediave vendase, jo vetëm për deklaratat, por edhe për veprimet e tij.

Muaj më parë, deputeti i AAK-së, kishte qenë një nga personat i cili e kishte parë emrin e tij në listën e publikuar në media si veteran mashtrues, përcjell Telegrafi.


Por këtë listë, Berisha e kishte quajtur si montim politik.

Veç kësaj, ditë më parë, ai ishte deklaruar edhe rreth largimit të të rinjve nga Kosova, kritikuar qytetarët që po i lënë vendet e tyre të punës në Kosovë për të punuar në perëndim, teksa ka deklaruar se në shtetet perëndimore “nuk është më mirë sesa në Kosovë”.

Duke dashur të ilustrojë një gjë të tillë, Berisha kishte deklaruar se vëllezërit e tij që jetojnë në Gjermani bëjnë jetë të mundimshme shkaku i vështirësive në punë.

Madje, në një prononcim për mediat kosovare, ai kishte thënë se “ata flenë me tesha”.

Dhe këto nuk janë të vetmet momente kur ai është vënë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, në një video të postuar në rrjetet sociale, ai shihet duke bërë atë që rrallëkush do të rrezikonte ta bënte.

Kjo pasi që, siç edhe mund të shihet, ai ka vendosur të “thyej një rekord”, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për pamje që tregojnë Berishën duke pirë një numër të konsiderueshëm kafesh – dhjetë të tilla vetëm në mëngjes. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Kalo në kategori