LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë të famshmit që u rritën vetëm me njërin prind

Dhjetë të famshmit që u rritën vetëm me njërin prind
Leonardo DiCaprio me nënën e tij (Foto: AGENCY PEOPLE IMAGE/SIPA / EAST NEWS)
-->

Në ditët e sotme, nuk është aq e vështirë të takosh një nënë që po rrit fëmijë pa babanë e tyre. Rreth 16 miliardë fëmijë në SHBA janë rritur pa baba.

Në shumicën e rasteve, gratë bëhen nëna beqare, jo sepse dëshirojnë, por për shkak të rrethanave të tyre. Kjo është ajo që u ndodhi grave nga artikulli ynë – nënat e të famshëmve, emrat e të cilave ju i dini shumë mirë.

Ne në Bright Side u frymëzuam vërtet nga forca dhe fuqia e nënave të këngëtarëve, politikanëve dhe aktorëve të famshëm.

1. Marcheline Bertrand – Nëna e Angelina Jolie

Angelina Jolie me të ëmën (Foto: Anthony Taafe/Coleman-Rayner / EAST NEWS)

Marcheline Bertrand, nëna e yllit të famshëm të filmit ‘Lara Croft’, Angelina Jolie, gjithashtu ëndërroi për një karrierë në kinema. Në vitin 1971, Marcheline u martua me aktorin e ri Jon Voight por nëntë vjet më vonë, çifti u nda. Gruaja duhej të harronte ëndrrat e saj për të patur një karrierë aktrimi dhe jetën e saj ia kushtoi rritjes së fëmijëve.

Sot, Angelina Jolie njihet jo vetëm si një aktore e suksesshme, por edhe si një Ambasadore e UNICEF-it dhe nënë e gjashtë fëmijëve.

2. Ann Dunham – nëna e Barack Obama

Barack Obama me babain e tij (Foto: Craig Kojima/Exclusivepix Media / EAST NEWS)

Ann Dunham është një antropologe amerikane dhe nëna e presidentit të 44-të të SHBA-së, Barack Obama. Ann takoi dashurinë e saj të parë, një student afrikan Barack Obama, Sr. kur ajo po studionte gjuhën ruse në Hawaii. Disa muaj pasi u takuan, ata u martuan. Dhe së shpejti, ata patën një djalë, Barack Hussein Obama.

Ann, e cila ishte vetëm 18 vjeçe në atë kohë, u desh të braktisë kolegjin për t’u kujdesur për djalin e saj. Dunham rriti djalin e saj vetëm ndërsa burri i saj vazhdoi shkollimin në kolegj dhe tri vjet më vonë, ajo u divorcua nga ai kur zbuloi se ai kishte një grua tjetër në Kenia.

Barack Obama ishte jo vetëm presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA-së, por edhe fituesi i çmimit Nobel për Paqen në 2009.

3. Judith Ann Hawkins – nëna e Halle Berry

Halle Berry me nënën e saj (Foto: EVERETT COLLECTION / EAST NEWS)

Nëna e aktores Halle Berry, Judith Ann Hawkins, punonte si infermiere në një spital psikiatrik. Babai i saj, Jerome Jesse Berry, punonte në të njëjtin spital. Prindërit e Halle Berry u divorcuan kur ajo ishte vetëm katërvjeçe dhe ajo së bashku me motrën e saj më të madhe Haidi u rritën vetëm nga nëna e tyre.

Halle Berry u bë aktorja e parë me ngjyrë në historinë e kinemasë që mori një çmim Oscar për “Best Actress” dhe gjithashtu fitoi çmime prestigjioze si një Emmy dhe The Golden Globe.

4. Irmelin Indenbirken – nëna e Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio me nënën e tij (Foto: AGENCY PEOPLE IMAGE/SIPA / EAST NEWS)

Leonardo DiCaprio është fëmija i vetëm i autorit të librit komik George DiCaprio dhe nëpunëses së gjykatës Irmelin Indenbirken. Kur djali ishte vetëm njëvjeç, Xhorxh dhe Irmelin u ndanë. Leonardo qëndroi me nënën e tij. Pas divorcit, nëna e tij duhej të punonte disa punë vetëm për të siguruar atë dhe djalin e saj.

Sot, Leonardo njihet në të gjithë botën jo vetëm si një yll i Hollywoodit, por edhe si një luftëtar aktiv për mbrojtjen e mjedisit. Pra, që nga viti 1998, fondacioni Leonardo DiCaprio ka dhuruar më shumë se 30 milionë dollarë në zhvillimin e 70 eko-projekteve inovative në 40 vende.

5. Patricia Hickey – Mariah Carey’s mother

Mariah Carey me nënën e saj (Foto: Wiese/face to face/FaceToFace / REPORTER)

Nëna e këngëtares pop-amerikane Mariah Carey, Patricia Hickey, ishte një këngëtare e operas. Babai i saj, Alfred Roy Carey ishte një inxhinier i navigacionit. Prindërit e Mariah u divorcuan kur ajo ishte tre vjeçe. Patricia punoi dy punë për të siguruar familjen. Për Mariahan e vogël, nëna e saj ishte një model për çdo gjë dhe ajo e frymëzoi që të bëhej këngëtare.

Sot, Mariah është e famshme në të gjithë botën jo vetëm si fituese e pesë çmimeve Grammy, por edhe si aktore dhe filantrope. Ajo është bashkëthemeluese e kampit të fëmijëve në periferi të New York-ut që ndihmon fëmijët nga zonat e varfëra të studiojnë artin. Këngëtarja gjithashtu shpesh mbledh dhe dhuron para për fondacione bamirësie që ndihmojnë fëmijët me sëmundje të rënda.

6. Pattie Mallette – Nëna e Justin Bieber

Justin Bieber me nënën e tij (Foto: Scott Kirkland/PictureGroup / EAST NEWS)

Elizabeth Patricia Mallette është një shkrimtare, producente dhe nëna e këngëtarit të popullarizuar Justin Bieber. Kur ajo ishte 15 vjeçe, ajo filloi një lidhje me Jeremy Bieber dhe tre vjet më vonë, ajo lindi yllin e famshëm të muzikës pop. Menjëherë pasi lindi fëmija, çifti u nda dhe Mallette u kujdes e vetme për djalin e saj.

Kur ishte fëmijë, Justin Bieber mësoi të luante piano, daulle dhe kitarë. Dhe në fillim të vitit 2007-të, kur ai ishte vetëm 12 vjeç, Patty Mallette, publikoi një video me këngën e djalit të saj. Kjo video e bëri atë të famshëm.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Bieber ka shitur rreth 100 milionë rekorde dhe ai është bërë një nga muzikantët më të shitur në historinë e Kanadasë.

7. Amanda Cornett –  Nëna e Selena Gomez

Selena Gomez me nënën e saj (Foto: AP / EAST NEWS)

Jeta e nënës së Selena Gomez është pak a shumë si tregimi i prindërve të Justin Bieber. Amanda Cornett kishte vajzën e saj në moshën 16 vjeçe me një burrë meksikan, Ricardo Joel Gomez. Kur Selena ishte pesë vjeçe, prindërit e saj u divorcuan. Nëna e yllit të ardhshëm ishte një aktore teatri. Ajo e rriti vajzën e saj vetëm dhe e frymëzoi që të bëhet këngëtare.

Selena Gomez u bë me e njohur pasi bëri disa seri televizive për Disney. Dhe në moshën 17 vjeçe, ajo u bë e famshme si një këngëtare pop. Në nëntor të vitit 2012, ajo u emërua një nga femrat e vitit nga revista ‘Glamour’. Sot, Selena njihet edhe si stiliste e veshjeve.

8. Donda West – Nëna e Kanye West

Kanye West me nënën e tij (Foto: ASSOCIATED PRESS / EAST NEWS)

Prindërit e Kanye West u divorcuan kur ai ishte vetëm tre vjeç. Nëna e Kanye Donda West ka punuar si mësuese në gjuhën angleze në Universitetin e Chicagos. Ajo gjithmonë ka mbështetur djalin e saj në përpjekjen e tij për t’u bërë një muzikant. Dhe kur Kanye u bë i njohur, nëna e tij nuk u ndal së punuari për të ndihmuar djalin e saj dhe ajo u bë menaxherja e tij personale.

Reperi mori më shumë se 20 çmime ‘Grammy’ dhe ishte në listën e 100 personave më me ndikim në botë sipas Time.

9. Judy Loe –  Nëna e Kate Beckinsale

Kate Beckinsale me nënën e saj (Foto: FaceToFace / REPORTER)

Ylli i kinemasë britanike, Kate Beckinsale, lindi në familjen e aktorit të TV Richard Beckinsale dhe aktores së teatrit Judy Loe. Kur Kate ishte vetëm pesë vjeçe, babai i saj vdiq nga një sulm në zemër. Nëna e saj duhej të kujdesej për të, dhe falë saj, Kate e do teatrin dhe kinemanë.

Në fëmijërinë e saj, Kate dëshironte të bëhej shkrimtare dhe madje fitoi disa konkurse letrare me punën e saj. Kur ishte e re, ajo filloi të studiojë gjuhën ruse. Më vonë, ajo hyri në departamentin filologjik rus në Universitetin e Oksfordit, por ajo doli nga aty dhe u bë aktore.

10. Betty Lou Bredemus – Nëna e Julia Roberts

Aktorja e njohur amerikane, Betty Lou Bredemus dhe bashkëshorti i saj, Walter Roberts kishin tre fëmijë: Eric, Liza dhe Julia. Çifti ‘luftoi’ mjaft shpesh dhe kur Julia ishte rreth pesë vjeç, prindërit e saj vendosën të ndahen. Një vit më vonë, Betty Lou u martua përsëri – me Michael Motes, por ai përfundoi duke ofenduar fëmijët dhe martesa mbaroi shpejt pas kësaj.

Sot, Julia Roberts është një nga aktoret më të paguara dhe më të njohura në Hollywood. Ajo ka qenë në krye të listës së njerëzve më tërheqës në planet, sipas People, 12 herë. Dhe, edhe pse është një aktore shumë e njohur, Julia vazhdon të jetë e përfshirë thellë në rritjen e vajzës dhe 2 djemve të saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Magazina
Romeo Veshaj thotë emrin e vajzës që e ka dashur më së shumti në jetë

Romeo Veshaj thotë emrin e vajzës që e ka dashur më së shumti në jetë

Magazina

"Zhdukja" misterioze e Kate Middletn - dyshohet se Princi William e ka tradhtuar gruan e tij?

Magazina
Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos, ky i fundit bën veprimin e papritur

Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos, ky i fundit bën veprimin e papritur

Magazina
Sara reagon e revoltuar kundrejt babait të saj: Turp! U ndave nga mami, jo sepse e zure në tradhti, por për shkak të kushteve ekonomike

Sara reagon e revoltuar kundrejt babait të saj: Turp! U ndave nga mami, jo sepse e zure në tradhti, por për shkak të kushteve ekonomike

Magazina
Nëna e Cristiano Ronaldos habit me veprimin e fundit kundrejt Georgina Rodriguez

Nëna e Cristiano Ronaldos habit me veprimin e fundit kundrejt Georgina Rodriguez

Magazina
Kalo në kategori