LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë lojtarët më të shpejtë në Bundesliga nga viti 2011 – Hakimi i pari, Davies as në ‘top 10’

Dhjetë lojtarët më të shpejtë në Bundesliga nga viti 2011 – Hakimi i pari, Davies as në ‘top 10’
Hakimi po kalon në një super-formë te Dortmundi

Anësori i Borussia Dortmundit, Achraf Hakimi është cilësuar lojtari më i shpejtë i Bundesligës, pasi mban rekordin e shpejtësisë prej 36.49 kilometrave në orë.

Ditëve të fundit doli në pah një ‘sprint’ i mbrojtësit të Bayern Munichut, Alphonso Davies, i cili shtangu të gjithë duke ndalur sulmuesin Erling Haaland.

Megjithatë, shpejtësia maksimale e Davies prej 35.3 km/h nuk ka arritur të zë vend as në dhjetshën e më të shpejtëve në Bundesliga.

Alphonso Davies regjistroi një shpejtësi marramendëse në një aksion ndaj Dortmundit
Lexo po ashtu Alphonso Davies regjistroi një shpejtësi marramendëse në një aksion ndaj Dortmundit

Rekordi për lojtarin më të shpejtë nga fillimi i sezonit 2011/12 mbahet nga 21-vjeçari i Dortmundit, Hakimi, i cili arriti shpejtësinë prej 36.49 km/h gjatë fitores 5-0 të ekipit të tij ndaj Union Berlinit.

“Achraf është një armë e vërtetë për ne. Shpejtësia e tij është e jashtëzakonshme”, ka thënë Reus për gazetarët.

Hakimi ka arritur shpejtësinë më të madhe në Bundesliga

Në vendin e dytë në këtë listë renditet Rabbi Matondo me një rekord prej 35.97 km/h, ndërsa Kingsley Ehizibue kompleton treshen me shpejtësi prej 35.85 km/h.

Në listë gjenden edhe emra tjerë si Kingsley Coman i katërti, Pierre-Emeric Aubameyang i shtati dhe Artjoms Rudnevs në të dhjetin.

10 lojtarët më të shpejtë të Bundesligës që nga sezoni 2011-12

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori