LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë futbollistët që FIFA 16 i bëri më të fortë se në realitet

Dhjetë futbollistët që FIFA 16 i bëri më të fortë se në realitet

Duhet pranuar që seritë e FIFA, veçanërisht FIFA 16, paraqesin një nga lojërat më ikonike në histori. Që nga fillesat e vitit 1993 zhvilluesit e Electornic Arts kanë sfiduar veten dhe si rezultat kanë krijuar një nga lojërat që krijojnë më shumë varësi te njerëzit ndonjëherë.

Megjithë këtë punë të madhe forma e lojtarëve nuk mund të parashikohet kur ajo produkti është duke u zhvilluar.

Mbi këtë bazë të shohim dhjetë futbollistët që në FIFA 16 janë më të mirë se në jetën reale.


Bastian Schweinsteiger
Bastian Schweinsteiger është një nga mesfushorët më të mirë në histori të kombëtares gjermane. Por ndikimi i tij në lojën e Manchester Unitedit deri tani ka qenë i vogël, për të mos e cilësuar ndryshe.

Gjermani ka treguar vetëm me raste magjinë e tij këtë edicion. Por Manchester Unitedi ka nevojë për më shumë se vetëm disa momente. Me një vlerësim prej 86p në FIFA 16, 31 vjeçari është një nga më produktivët në ndeshje.

Po në jetën reale? Jo edhe aq!

Branislav Ivanoviq
Prezenca e Branislav Ivanoviqit në fushë ishte një nga anët më të forta të Chelseat në sezonet e kaluara. Por serbi ka dështuar të jetë i këtillë edhe këtë edicion.

Mosha duhet të ketë ndikuar shumë teksa 31 vjeçari nuk po mund t’i përmbush detyrat e caktuara nga trajneri ashtu siç pritet.

Ivanoviq që ka vlerësim prej 80p në FIFA 16 është një nga lojtarët me ndikim në këtë lojë. Por nëse vazhdon kështu vlerësimi i tij mund të bie në 70.

Leighton Banes
Sezoni 2014/15 ishte një nga më zhgënyesit në karrierën e Leighton Baines. Tani për tani i mbetur jashtë ndeshjeve shkaku i lëndimit të nyjës Baines është një nga më efektivët në FIFA 16 me vlerësim prej 83p.

Nëse merret për bazë forma e edicionit të shkuar, ky vlerësim mund të jetë i saktë vetëm nëse ai kthehet nga lëndimi si lojtar më i mirë, transmeton Klan Kosova.

Phil Jones
Anglezi ka pasur disa edicione me ulje-ngritje qëkur iu bashku Manchester Untiedit në vitin 2011.

Megjithëse shihej si lojtar premtues, lëndimet dhe mospërshtatja në pozitë kanë bërë që Jones të mos jetë aspak lojtari që pritej.

Por asgjë nuk ka marr fund për qendërmbrojtësin që mund të shkëlqej nën urdhrat e Luis van Gaalit. Deri atëherë ai do të mbetet një nga lojtarët më të mirë në FIFA 16.

Robin van Persie
Askush nuk mund ta kishte parashikuar që Robin van Perie, lojtari që tek Manchester Unitedi në vitin 2012 kaloi me shumë bujë, do të largohej ashtu siç bëri. Por me trajnerin që kishe gjërat s’mund të ishin ndryshe.

Megjithëse ka shënuar katër gola në tetë ndeshje me Fenerbahcen, holandezi është ende duke u mësuar me jetën në Turqi teksa në FIFA ka një vlerësim 84p.

Samir Nasri
Megjithëse nënshkroi kontratë për katër edicione në vitin 2014 sezoni i fundit ishte më zhgënjyesi për Samir Nasrin në fanellën e Manchester Cityt. Mesfushori shënoi vetëm dy gola në të gjitha paraqitjet dhe nuk ishte aspak ai që ishte dikur.

Tani jashtë fushave shkaku i lëndimit, francezi duhet t’i përvishet punës për të thyer këtë vazhdimësi të dobët.

Deri atëherë vlerësimi i ti prej 83p në FIFA 16 duhet të reduktohet si mënyra e vetme për t’ia përshtatur atë realitetit, transmeton Klan Kosova.

Cesc Fabregas
Cesc Fabregas u kthye në Premierligë edicionin e shkuar ku u prit me shumë eufori. Dhe ai nuk zhgënjeu duke pasur disa paraqitje shumë të mira për Chelsean. Por spanjolli humbi formën e tij dimrin e shkuar dhe nuk e ka gjetur ende.

Mesfushori ende nuk e ka gjetur rrjetën në edicionin e ri të Premierligës. 28 vjeçari ka vlerësim prej 87p, që është i tillë vetëm në lojë, por aspak i tillë në jetën reale.

Radamel Falcao
Përfshirja e Falcaos në këtë listë është vërtetë te dhimbshme sepse kolumbiani ishte një nga futbollistët më të mirë dikur. Vështirë se ai mund të fajësohet për këtë gjë – lëndimi i gjurit e nxori jashtë për një kohë të gjatë.

Lëndimi kritik e zvogëloi shpejtësinë e tij duke bërë që reagimet para golit t’i ketë shumë të ngadalta.

Me një vlerësim prej 83p ai është një nga lojtarët më të mirë në lojë, por kjo nuk i përshtatet aspak formës së tij aktuale në jetën reale.

John Terry
Si pjesë e mbrojtjes së Chelseas që pësoi tre gola ndaj Liverpoolit në duelin e këtij edicioni të këtyre skuadrave, paraqitja e John Terryt ndaj Reds la shumë për të dëshiruar. Anglezi ka dëshpëruar me paraqitjet e tij këtë edicion, megjithëse ishte shumë i rëndësishëm për suksesin e Bluve edicionin e shkuar.

Terry, 35 vjeçar, ka një vlerësim prej 85p në FIFA 16, shumë dorëlirë ky në krahasim me formën nëpër të cilën po kalon anglezi.

Wayne Rooney
Emri që kurorëzon këtë listë është Wayne Rooney. Asi i Manchester Unitedit është shumë gjëra: golashënuesi më i mirë i Anglisë në histori, një nga futbollistët më të mirë të kësaj epoke, ndoshta edhe i të gjitha kohërave. Është legjendë e Manchester Unitedit, por edhe një nga yjet që po performojnë më dobët këtë edicion të Premierligës.

Vlerësimi 86p nuk është aspak pasqyrë e lojës që po tregon këtë edicion numri ‘10’ i Djajve të kuq.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

La Liga
Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Premier League
Kalo në kategori