Shkenca na ka treguar shumë rreth bukurisë: karakteristikat fizike të cilave meshkujt s’mund t’i rezistojnë, pjesa më e veçuar e fytyrës tuaj, dhe tani shkenca do të na tregojë se cilat femra konsiderohen si më të bukurat në botë dhe pse.
Gjithçka rreth kësaj teme bazohet në filozofinë e lashtë greke të quajtur proporcioni Phi, të cilën Julian De Silva, profesor, e ka përdorur bashkë me ndihmën e sistemeve kompjuterike për të përcaktuar se cilat femra të njohura e kanë proporcionin ideal të fytyrës dhe simetrinë e duhur, transmeton Telegrafi.
Përderisa standardet e bukurisë dallojnë nga kultura në kulturë, kjo metodë është interesante për përcaktimin e linjave të përsosura dhe tregon se përse disa femra janë më të bukura se tjerat.
Pra, me ndihmën e kësaj metode, shkenca ka përpiluar një listë me dhjetë femrat më të bukura, ku Amber Heard është renditur në maje të listës me një përqindje të përsosmërisë së simetrisë të fytyrës prej 91.85 për qind, përderisa Helen Mirren është renditur e gjashta, ndërsa Marilyn Monroe e nënta.
“Me teknologjitë e reja, ne kemi zgjidhur disa mistere sa i përket asaj se si e definojmë bukurinë fizike dhe rezultatet tregojnë se disa aktore dhe modele të njohura kanë karakteristika të fytyrës të cilat i përafrohen parimeve të lashta greke sa i përket perfeksionit”, ka treguar Dr. De Silva.
Sidoqoftë, sipas grekëve të lashtë dhe shkencës, këto janë dhjetë femrat më të bukura në botë, të renditura sipas përqindjes së përsosmërisë së fytyrës:
- Amber Heard – 91.85%.
- Kim Kardashian 91.39%
- Kate Moss 91.06%
- Emily Ratajkowski 90.8%
- Kendall Jenner 90.18%
- Helen Mirren 89.93%
- Scarlett Johansson 89.82%
- Selena Gomez 89.57%
- Marilyn Monroe 89.41%
- Jennifer Lawrence 89.24%
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Ngërçet te bebet
Disa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Çfarë është dieta Sirtfood, të cilën e përdor edhe Adele?
Java e 21-të e shtatzënisë: Bebja juaj tani peshon rreth 350 gramë, por ju mund të përjetoni shqetësime të reja shtatzënie
Java e 33-të e shtatzënisë: Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të gjetur një pozicion për t’u ulur dhe fjetur, ndërsa bebja juaj godet gjithnjë e më fort
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën