Nga Budapesti në Edinburgh, tregjet e Krishtlindjeve në Evropë po bien në sy për çmimet e tyre të larta.
Dhe kjo është një gjë që po i bën vendasit dhe vizitorët të ndihen të shqetësuar për kostot e festave të fundvitit.
Sipas një sondazhi, tregu i Krishtlindjeve në Budapest të Hungarisë, u cilësua si më i miri në Evropë.
Megjithatë, çmimi i disa produkteve si hotdog-u i cili kushton 21 euro, po tronditin vizitorët, thuhet në një shkrim të Euronews, përcjell Telegrafi.
Kjo për faktin se, për një popullatë e cila e ka pagën mesatare nën 830 euro në muaj, këto çmime janë të papërballueshme.
Por Hungaria nuk është i vetmi vend që po përballet me rritje të çmimeve gjatë festave, pasi inflacioni është rritur për afër 20 për qind në të gjithë BE-në, që nga fillimi i vitit.
Tregjet e Krishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar, po njihen si “ferr në tokë” për shkak të çmimeve të larta.
Edhe pse festivalet dimërore dhe rrugët e ndriçuara i tërheqin vizitorët, çmimet e larta po i largojnë ata.
Për shembull, tregu i Edinburgh-ut po njihet për “çmimet e egra”, ku një hamburger kushton 14 euro.
Ndërsa në qytetin verilindor të York-ut në Angli, ka çmime të ngjashme me ato të Londrës, ku një hamburger kushton 16,20 euro, ndërsa një gotë verë 6,60 euro.
Madje, për tregjet e Liverpool-it vizitorët thanë se “duhet të marrësh kredi për të blerë ndonjë nga artikujt këtu”.
Por çmimet janë rritur edhe në tregjet gjermane të Krishtlindjeve.
Gjermania njihet si vendlindja e tregjeve të Krishtlindjeve, ku festat llogariten pothuajse të shenjta, por kjo nuk e ka mbrojtur shtetin gjerman nga inflacioni.
Kështu, të prekur nga rritja e çmimeve janë edhe tregu i Frankfurtit dhe Berlinit.
Madje, çmimet në Berlin janë shumë më të larta sesa vizitorët janë të gatshëm të paguajnë, sipas një sondazhi nga anketuesi gjerman Civey.
Transmetuesi lokal gjerman RBB ka raportuar se çmimi për një salsiçe në tregjet e Berlinit, është 2,70 euro, ndërsa çmimi për një gotë verë shkon prej 4-5 deri në 10 euro.
Në tregun e Krishtlindjeve në Spandau, çmimet e artikujve të ndryshëm janë rreth 1 euro më të larta se vitin e kaluar.
Rritje të tilla të ngjashme të çmimeve janë parë edhe në Strasburg të Francës.
Ndryshe, tregu i Krishtlindjeve në Seattle, SHBA, i fton vizitorët të hyjnë në “fshatin magjik evropian të Krishtlindjeve” për vetëm 18 euro, me dhurata dhe ushqime që e rrisin koston. Të paktën xhiroja brenda është falas. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës