Disa kura natyrale, si shpëlarja me ujë të kripur apo përdorimi i kompresa të ftohta, mund të ndihmojnë për të lehtësuar përkohësisht dhimbjen e dhëmbit.
Megjithatë, nëse dhimbja vazhdon, është e rëndësishme të shkoni te dentisti për të trajtuar shkaktarin kryesor të problemit.
Çfarë është dhimbja e dhëmbit?
Dhimbja e dhëmbit është një ndjesi e pakëndshme që mund të jetë nga e lehtë deri në shumë e fortë dhe ndodh rreth dhëmbëve apo nofullës. Zakonisht tregon se ka ndonjë problem me dhëmbin ose mishrat e dhëmbëve.
Nëse keni dhimbje dhëmbi, është me rëndësi të kuptoni shkakun e saj që të dini si të veproni më mirë për të lehtësuar simptomat si dhimbja, ënjtja apo irritimi.
Kur ndihmojnë kurat natyrale?
Nëse dhimbja është e lehtë dhe kalon brenda një dite ose dy, mund të përdorni disa metoda natyrale si: shpëlarja me ujë të kripur dhe përdorimi i kompresës së ftohtë.
Këto ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe pastrimin e gojës. Por nëse dhimbja vazhdon, duhet patjetër të konsultoheni me dentistin.
Kujdes! Nëse jeni shtatzënë, jeni duke ushqyer me gji apo keni ndonjë sëmundje, konsultohuni me dentistin përpara se të përdorni ndonjë përbërës natyral.
Metodat natyrale më të zakonshme për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit:
Shpëlarja me ujë të kripur
Uji i kripur është dezinfektues natyral.
Ndihmon në pastrimin e gojës dhe në uljen e inflamacionit.
Si ta përdorni: përzieni gjysmë lugë çaji kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe shpëlani gojën për disa sekonda.
Shpëlarja me peroksid hidrogjeni
Ndihmon në uljen e dhimbjes dhe në vrasjen e baktereve.
Shumë efektiv për mishrat e përgjakur dhe reduktimin e pllakes dentare.
Si ta përdorni: përzieni peroksid 3% me ujë në sasi të barabarta dhe përdoreni për të shpëlarë gojën. Mos e gëlltisni!
Kompresë e ftohtë
E dobishme veçanërisht nëse dhimbja vjen nga ndonjë goditje apo traumë.
Ftohja ngushton enët e gjakut, duke ulur dhimbjen dhe ënjtjen.
Si ta përdorni: vendosni një qese akulli të mbështjellë me peshqir [për 20 minuta] në pjesën ku keni dhimbje. Përsëriteni çdo disa orë.
Qeset e çajit me nenexhik
Njihet për efektin qetësues dhe ftohës.
Mund ta përdorni një qese të ngrohtë ose ta vendosni në frigorifer për disa minuta dhe ta aplikoni mbi dhëmbin që ju dhemb.
Hudhra
Ka veti antibakteriale dhe qetësuese.
Si ta përdorni: shtypni një thelb hudhre për të krijuar pastë dhe vendoseni mbi dhëmbin që ju dhemb. Mund të shtoni pak kripë. Ose mund ta përtypeni ngadalë një thelb të freskët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë