LAJMI I FUNDIT:

Dhëndri i Donald Trump planifikon investime në Shqipëri, Rama: Sazani, një projekt ambicioz në turizëm

Dhëndri i Donald Trump planifikon investime në Shqipëri, Rama: Sazani, një projekt ambicioz në turizëm

Shqipëria po tërheq çdo ditë e më shumë investitorë të mëdhenj botërorë. Së fundi interes për të investuar në sektorin e turizmit në vendin tonë ka shprehur dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Në një intervistë për Bloomberg, biznesmeni Xhared Kushner deklaroi se projektet e tij përfshijnë ndërtimin e resorteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec të Vlorës.


Investimet një miliard dollarë në Shqipëri e Serbi, dhëndri i Donald Trump ka plane për të ndërtuar resorte në Sazan dhe Zvernec
Lexo po ashtu Investimet një miliard dollarë në Shqipëri e Serbi, dhëndri i Donald Trump ka plane për të ndërtuar resorte në Sazan dhe Zvernec

Kjo është komentuar nga kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi ketë si projekt ambicioz.

“Këto ditë, Kushner, një sipërmarrës, amerikan dhe dhëndri i ish-presidenti Trump shpalli publikisht ambientin për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata, që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si shembuj të paarritshëm për investime në turizëm dhe për investime të huaja direkte, sot flasim për rrezikun që i kanosët Sazanit nga kthimin në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë, rrezikun e një shkatërrimi të një parku kombëtar imagjinar, të një zonë të mbrojtur, që veç e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës , që prisnin në dylbi zbarkimin e flotës 7 amerikane në Shqipëri”, tha ai./abcnewsalbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori