LAJMI I FUNDIT:

Dhëmbë të bardhë në kushte të shtëpisë

Dhëmbë të bardhë në kushte të shtëpisë

Studimet kanë treguar se dhëmbët e bardhë ua shtojnë vetëbesimin njerëzve. Por, shumë nga njerëzit, nuk kanë dhëmbët që dëshirojnë për shkak të konsumimit të ushqimeve të ndryshme, të cilat mund të ndikojnë negativisht në dhëmbë.

Më poshtë, do t’ju sjellim dhjetë përbërës natyralë, të cilët nuk janë të dëmshëm dhe tregojnë efekt më të mirë në zbardhjen e dhëmbëve.


Kombinimi i sodës së bukës me kripën e kuzhinës, krijojnë një recetë për dhëmbë të bardhë. Masën e fituar e vendosni në brushën, ngjashëm si pastën e dhëmbëve dhe e kaloni nëpër dhëmbë.

Konsumimi i frutave dhe perimeve
Molla, dardha, luleshtrydhet, selino dhe karotat do të mund t’ju ndihmojnë që të keni dhëmbët sa më të bardhë. Për shembull nëse do t’i fërkonit dhëmbët çdo mëngjes me luleshtrydhe, atëherë kjo do t’ju ndihmojë të hiqni njollat.

Përdorimi i ujit
Uji është ideal për dhëmbë të bardhë. Konsumimi i ujit pas ushqimit, ndihmon në parandalimin e njollave.

Shtoni diçka te lëngjet
Kremi në kafe ose qumështi në çaj ndryshojnë gjendjen kimike të tyre për të shmangur njollat te dhëmbët. Kështu që mos harroni t’i shtoni ata në lëngje të ndryshme.

Sherbelë e freskët
Merrni një gjethe sherbelë të freskët dhe fërkojeni atë mbi dhëmbë. Rezultati do të jetë befasues, pa asnjë rrezik për dhëmbët. Hani brokoli dhe lulelakra, të cilat përmbajnë një kompleks mineral që prodhon një shtresë mbrojtëse kundër njollave të dhëmbëve.

Mos konsumoni pije të gazuara
Shumë pije të gazuara të cilat janë në treg nuk janë aspak aleate besnike për zbardhjen e dhëmbëve. Acidet që ato përmbajnë si ai fosforik, citrik e “zhveshin” smaltin.

Pastë dhëmbësh e bërë në shtëpi
Në internet shfaqën video të ndryshme, nga të cilat mund të marrim këshilla për përgatitjen e pastave të dhëmbëve në shtëpi.

Rrënjë peme araku
Bëhet fjalë për një rrënjë peme nga Lindja e Mesme, e cila mund t’i bëjë dhëmbët tuaj të bardhë dhe me plotë shkëlqim.

Lëngu i limonit
Edhe lëngu i limonit është një përbërës mjaft i mirë natyral, kundër njollave jo estetike të verdha të shkaktuara sidomos nga pirja e duhanit, por edhe nga kafja.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori