LAJMI I FUNDIT:

Dhelpra kureshtare rrëmben telefonin e oficerit britanik

Dhelpra kureshtare rrëmben telefonin e oficerit britanik

Një oficer nga Shoqata Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve në Britaninë e Madhe (RSPCA), ka vendosur telefonin në tokë për të filmuar aksionet e shpëtimit të kafshëve, por një dhelpër kureshtare ia rrëmbeu pajisjen ndërsa ajo ishte ende duke filmuar.

Oficeri britanik Ben Fitzcosta, tha se ai ka pranuar një thirrje për të ndihmuar një dhelpër me këmbë të lënduar në një pyll në Bagshot.


Ai e gjeti atë që besonte se ishte kafsha e plagosur, dhe e vendosi telefonin për të filmuar momentin e kapjes së saj.

“Kishte në të vërtetë dy dhelpra në pyll, dikush thirri për të raportuar se njëra prej tyre ishte plagosur. Kam vendosur telefonin tim për të filmuar dhe ndërsa po përgatitesha të kapja dhelprën, ajo vrapoi dhe mori telefonin me vete”, tha Fitzcosta.

Videoja shfaq dhelprën teksa vrapon me telefon në duar dhe e vendos atë poshtë një shkurreje, duke lënë të nënkuptohet se nuk është ajo që oficeri po kërkonte.

Pasi që Fitzcosta arriti të marrë përsëri telefonin e rrëmbyer, ai e gjeti dhelprën tjetër të plagosur e cila tani po trajtohet dhe së shpejti pritet të shërohet plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Kalo në kategori