LAJMI I FUNDIT:

Devolli: Po pranojmë gola të lehtë, por lufta vazhdon

Devolli: Po pranojmë gola të lehtë, por lufta vazhdon

Drenica ka pësuar humbjen e dytë radhazi teksa është mposhtur nga Dukagjini në udhëtim me rezultat 2-0.

Është një humbje që dhemb për kuqezinjtë të cilët e shohin vetën në pozitën e fundit në tabelë.


Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka thënë pas ndeshjes se kanë humbur një betejë, por jo edhe luftën përfundimtare.

“Edhe sot na ndodhi njëjtë si me Trepçën ’89. Kishim bërë diçka më ndryshe sot. Nuk kishim shumë kohë për t’u përgatitur. E nisëm mirë ndeshjen, bëmë ndërrimin e detyruar, morëm golin”.

“Po marrim gola shumë të lehtë, me gabimet tona. Për këtë më vjen keq. E diktuam pjesën e parë, patëm mundësi, por në 20-të metrat e fundit na mungoi pasimi i fundit, ose kur dilnim në fundore, nuk kishte krosim të mirë. Përveç rastit të golit dhe rasteve tjera, e falëm topin lehtë. Kemi një javë kohë të punojmë. Besoj që 2-3 lojtarë do të na kthehen nga lëndimet”, tha fillimisht Devolli.

Dukagjini me fitore komode ndaj Drenicës
Lexo po ashtu Dukagjini me fitore komode ndaj Drenicës

“Ne e humbëm betejën por lufta vazhdon. Ne kemi besim. Po të mos kisha besim, nuk do të vija në Drenicë. Kemi ndeshjen me Prishtinën. Besoj se do të na kthehen edhe të dëmtuarit. Do të kemi pauzë pastaj dhe kohë mjaftueshëm për të punuar”, tha Devolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori