LAJMI I FUNDIT:

Devolli kërkon përforcime te Drenica: Kemi 10 xhiro për të luftuar deri në fund

Devolli kërkon përforcime te Drenica: Kemi 10 xhiro për të luftuar deri në fund

Drenica ka pësuar humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe gjërat sa shkojnë e përkeqësohen për ta.

Kuqezinjtë janë mposhtur para adhuruesve të vet nga Prishtina me rezultat minimal 0-1.


I zhgënjyer me këtë humbje ka mbetur trajneri Bledar Devolli, i cili tha se Prishtina i mposhti me vetëm dy raste të krijuara.

“Megjithëse kemi shumë probleme me dëmtimet, besoj se kemi bërë ndeshje të mirë, më shumë me dëshirë sesa me logjikë. Kundërshtari erdhi dy herë te porta dhe bëri gol”.

“Ne bëmë ndryshime dhe mirë është pauza dhe shpresoj të na rikuperohen lojtarët. Mund të bëjmë ndonjë ndërhyrje me lojtarë që janë pa kontrata, në mënyrë që ta rrisim cilësinë”.

“Të hënën fillojmë punën menjëherë. Shpresoj të na rikuperohen lojtarët me ndihmën e Zotit. Në këtë javë mund të bëjmë një ose dy lëvizje, për ta rritur cilësinë te sulmi”.

“Kemi edhe 10 xhiro për të luftuar deri në fund. Shpresoj në punë të madhe dhe shpresoj të marrim sa më shumë pikë që ta shpëtojmë sezonin”, tha Devolli pas ndeshjes. /Telegrafi

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori