LAJMI I FUNDIT:

Detyrojnë pitonin katër metra ta vjell gjelin që e kishte gëlltitur (Video, +18)

Detyrojnë pitonin katër metra ta vjell gjelin që e kishte gëlltitur (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur ekspertët e gjarpërinjve detyrojnë pitonin katër metra të gjatë, ta vjell gjelin që e kishte gëlltitur në kotecin e pulave.

Pitoni gjigant u detyrua ta nxjerr nga goja gjelin që e kishte gëlltitur nga një grup ekspertësh që e quajnë veten “gjuetar të gjarpërinjve” në Tajlandë, transmeton Telegrafi.


Por, edhe përkundër faktit që pitoni e vjelli gjelin, aty u konstatua se ai kishte ngordhur, kurse videoja tre minutëshe është shumë rrëqethëse ku trupi i pitonit shihet i ënjtur nga gëlltitja e gjelit.

Raste të tilla nuk janë të rralla në Tajlandë, ku pitonët shpesh sulmojnë kafshë të ndryshme pavarësisht madhësisë së trupit që e kanë. /Telegrafi/